Duke kërkuar më shumë përgjegjësi do të tregoni gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të mëdha. Shefi juaj do të kuptojë se ju punoni shumë, jeni i ndërgjegjshëm dhe me vlera të mëdha për kompaninë
Mjaft specialistë për fushën e karrierës mendojnë se koha më e mirë për të përmirësuar karrierën tuaj është kur ju jeni në një pozicion të caktuar pune. Kjo ndodh, sepse ju keni më shumë mundësi për të vlerësuar një variacion mundësish dhe gjithashtu do të jeni i aftë të vlerësoni se çfarë po arrini me pozicionin aktual pa u ndikuar negativisht nga një dëshirë për të lëvizur. Në tregun e sotëm të punës është në dorën tuaj të merrni kontrollin e drejtimit të karrierës suaj. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat ju mund ta zhvilloni karrierën tuaj:
Flisni me shefin tuaj
I tregoni shefit tuaj për ato që ju keni si synim të arrini. Ndajini qëllimet tuaja me atë dhe diskutoni se si mund t’i arrini këto qëllime së bashku.
Kërkoni për më shumë përgjegjësi
Duke kërkuar më shumë përgjegjësi do të tregoni gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të mëdha. Shefi juaj do të kuptojë se ju punoni shumë, jeni i ndërgjegjshëm dhe me vlera të mëdha për kompaninë.
Përmirësoni aftësitë tuaja
Duke zhvilluar aftësitë tuaja ju do të keni mundësi të zhvilloni karrierën tuaj në nivele të mëtejshme. Fokusohuni në përmirësimin e aftësive që ju i cilësoni si të dobëta. Për shembull: nëse aftësitë tuaja nuk janë shumë të forta, përpiquni t’i përmirësoni ato. Dëgjoni me kujdes se si komunikojnë të tjerët dhe do të keni mundësi të përmirësoni këto aftësi.
Përdorni iniciativën tuaj
Iniciativa nuk është një aftësi që mund të kërkohet, është diçka që përfshin idenë që ju të mendoni jashtë kornizave, bëhuni i pavarur dhe mos kini frikë nga refuzimi. Megjithëse mund të jeni i kënaqur nga roli juaj aktual mos i lini gjërat të zhvillohen në atë mënyrë. Shprehni mendimet tuaja dhe ngrini zërin.
Gjeni një këshillues
Gjeni dikë që duket si këshilluesi juaj. Nëse ata punojnë jashtë ose brenda kompanisë, të kesh një këshillues është një mënyrë mjaft e mirë për të fituar këshilla dhe orientime në zhvillimin e karrierës suaj dhe, pse jo, të keni një ngritje në detyrë.
Luani pjesën
Ne të gjithë duam të kemi një rritje në detyrë dhe të kemi zhvillime në karrierë, por nëse nuk luani pjesën, ju nuk do t’i përfitoni këto. Luani rolin për atë se çfarë aspironi dhe jo rolin të cilin keni.
Përhapni rrjetin tuaj
Forconi rrjetin tuaj personal. Nëse shefi juaj aktual nuk po ju ndihmon të zhvilloni karrierën tuaj, atëherë lidhjet janë të rëndësishme në punën tuaj dhe një mënyrë për të zhvilluar karrierën tuaj. dupunë.com.
BQE, luftë deflacionit
Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e gatshme të ndërhyjë, nëse inflacioni mbetet i ulët për një kohë të gjatë. Kjo është sfida e re e presidentit të Bankës së Evropës, Mario Draghi, i cili gjithsesi siguroi tregjet se Eurozona do t’i shpëtojë deflacionit të stilit japonez. Draghi e ka “timonin në duar”, megjithatë nuk pranoi të jepte detaje për instrumentet që ka në dispozicion për të “luftuar” çdo dobësi të tejzgjatur të çmimeve. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane theksoi se arsyeja që bankat nuk po kreditojnë individët dhe kompanitë nuk është për shkak se nuk kanë fonde, duke sinjalizuar se tani për tani, banka qendrore nuk ka ndërmend të ndërmarrë një program të ri të financimit afatgjatë. Gjatë muajve të fundit, inflacioni në Eurozonë ka rënë shumë poshtë objektivit afatmesëm prej 2 për qind të Bankës Qendrore, ndërkohë që blloku doli nga recesioni dhe bankat po përpiqen të “pastrojnë” bilancet e tyre, që u përkeqësuan gjatë periudhës së krizës. Disa studiuesve të ekonomisë, situata në Eurozonë i duket e ngjashme me Japoninë në vitet 1990, kur një “flukse” të tregun e pasurive të patundshme, e shtyu vendin drejt një cikli deflacioni, nga i cili Japonia ende nuk e ka marrë veten plotësisht. “Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet që na kanosen nga rënia e vazhdueshme e çmimeve”, – tha Draghi përpara Parlamentit Evropian. “Këshilli Drejtues është i gatshëm dhe i aftë të veprojë nëse do të jetë e nevojshme. Por situata nuk është e ngjashme me Japoninë e viteve ‘90”, – shtoi Draghi. Banka Qendrore Evropiane uli normën bazë të interesit në nivelin më të ulët rekord prej 0.25 për qind në nëntor, e alarmuar nga rënia e inflacionin në 0.7 për qind gjatë tetorit. Gjithashtu, banka qendrore ka injektuar më shumë se 1 trilion euro në sistemin bankar, për të lehtësuar vështirësitë e financimit.
Kosovë, kreditë e këqija, 153 milionë euro
Kreditë e këqija në vend edhe më tutje vazhdojnë të pësojnë rritje të konsiderueshme në raport me vitet e kaluara. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se kreditë e këqija në fund të shtatorit të këtij viti kanë arritur në 8,5 për qind, e derisa në fund të qershorit të këtij vitit kishin qenë 7,8 për qind. Sipas BQK-së, kjo rritje e pjesëmarrjes së kredive joperformuese në gjithsej kreditë kryesisht i atribuohet normës më të ulët të rritjes së gjithsej kredive gjatë kësaj periudhe. Sektorët që kontribuuan në rritjen e kredive joperformuese gjatë kësaj periudhe ishin kryesisht tregtia dhe industria prodhuese. “Kreditë joperformuese vazhdojnë të jenë mirë të mbuluara me provizionet për humbjet e mundshme nga kreditë. Në shtator 2013, mbulueshmëria e kredive joperformuese me provizione për humbje nga kreditë është rritur në 113,2 për qind, krahasuar me 112,6 për qind në dhjetor 2012. Sektori bankar vazhdoi të ketë nivel të kënaqshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit edhe në TM3 2013. Treguesi i Mjaftueshmërisë së Kapitalit (CAR) në shtator 2013 arriti në 16,4 për qind nga 14,2 për qind sa ishte në dhjetor 2012”, – thuhet në raportin e BQK-së. Më tej në raport thuhet se sektori bankar u karakterizua me performancë pozitive edhe në tremujorin e tretë të vitit 2013, ku fitimi neto i sektorit arriti vlerën prej 22.4 milionë euro, që tregon për një rritje prej 5.2 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa të hyrat e sektorit bankar kanë shënuar rritje të lehtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, gjithsej shpenzimet kanë pësuar rënie dhe kjo kryesisht për shkak të shpenzimeve më të ulëta në kategorinë e shpenzimeve për provizione dhe shpenzimeve tjera jo nga interesi. “Zvogëlimi i shpenzimeve të sektorit bankar është reflektuar edhe në raportin e shpenzimeve ndaj të hyrave të sektorit bankar. Në shtator 2013, raporti i shpenzimeve ndaj të hyrave ishte 87,2 për qind, krahasuar me nivelin prej 88,8 për qind sa ishte në shtator 2012. Megjithatë, kryesisht si pasojë e rënies më të madhe të shpenzimeve në qershor 2013 krahasuar me shtatorin 2013, raporti i shpenzimeve ndaj të hyrave të sektorit bankar ishte më i lartë në shtator të këtij viti krahasuar me qershorin 2013 kur ky raport qëndroi në 86,7 për qind”, – thuhet në raport.




