Të gjithë ‘qelbësirat’ kundër Berishës
Nga Tritan Shehu/
Përdora këtë term jo etik sepse mu kujtua një shprehje e dikurshme, kur u bëhej thirrje “të gjithë qelbësirave” për të rrëzuar PD e Berishën.
Dhe sot përsëri të gjitha “shigjetat” janë drejtuar kundër Berishës, por kësaj radhe në emër të “shpëtimit“ të PD
Është formuar kështu një amallgan artificial, i çuditshëm, që në çdo media dëgjon vetëm një refren:
-Të largojmë Berishën për “të shpëtuar” demokracinë!
Jo të largojmë Ramën, Rilindjen, këtë maxhorance, që veçse po trash zullumin.
Fajin e paska Berisha, PD, për keq qeverisjen, korrupsionin, trafiqet etj, etj pa fund.
Dhe kjo thirje histerike amplifikohet e amplifikohet edhe nga altoparlantë të ndryshëm, që veçse të djathtën nuk e duan të egzistojë, që PD veçse e urrejnë.
Në demokraci ka disa rregulla, për aq sa jemi në demokraci.
Në një parti politike kërkohen hapësira brenda saj për qëndrimet e ndryshme.
Diku për këtë të drejtë krijohen fraksionet, tashmë PD e sanksionon.
Unë e kisha kërkuar që në vitin 1998, atëherë nuk u pranua.
Nqs kjo nuk mundet brenda partisë, për pakicën ka një rrugë tjetër:
Krijohen parti të reja, mbi bazën e vullnetin e atyre.
Dhe nga PD, si në çdo demokraci, janë krijuar disa të tilla, me arritje të pjesshme apo me dështime…kjo është demokracia.
Por diçka mos të harrojmë se pavarësisht ndodhive, PD është nga të vetmet parti të krijuara për të rrëzuar komunizmin në Evropën Lindore, që vazhdon të jetë një forcë e madhe politike, gjithmonë në Qendrën e Djathtë, në qeverisje apo alternative.
Në fakt përsëri dhe sot është e vetmja shprese për ndryshimet e mëdha që ka domosdoshmëri ky vend.
Ndoshta ky fakt i stimulon e i detyron të gjithë “qelbësirat” të vendosen sot në një kor të përbashkët kundër kryetarit të PD, Berishës.
Sepse kur sulmohet me këto mënyra e forma, sulmi real është kundër PD.




