Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi dje shifrat zyrtare të kërkesave për azil në Gjermani, ku Shqipëria mban vendin e dytë pas Sirisë me 8306 të tilla në muajin gusht. Duke ironizuar ekspozitën e kryeministrit në Gjermani, Basha tha se ai nuk gjeti kohë të vizitonte vetëm pak më tutje familjet e shumta të azilkërkuesve të strehuara nëpër kampe. “Ja të dhënat zyrtare gjermane për azilkërkuesit: shqiptarët të parët pas sirianëve edhe në gusht. Rama u kapardis në ekspozitën e tij private, por nuk gjeti kohë të vizitonte pak metra më të mijëra shqiptare dhe fëmijët e tyre që dergjen në kampe refugjatësh. Ky është kokoshi 200 milionësh majë plehut, që nuk do t’ja dijë për fatet e qytetarëve të tij”, – shkruante Basha.




