Të dënojnë për 1 dozë hashashi, por…/ Teliti: Drejtësia e re amniston vjedhjet me miliona euro të tenderave

Të dënojnë për 1 dozë hashashi, por…/ Teliti: Drejtësia e re amniston vjedhjet me miliona euro të tenderave

Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashki, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të drejtësisë, duke i cilësuar ato si një goditje të rëndë për besimin publik dhe një ditë të trishtë për drejtësinë e re.

I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV me Sonila Meçon, Teliti denoncoi faktin se zyrtarë të kapur në përgjime duke dhënë urdhra për tendera dhe abuzime me miliona euro, janë ndjekur në gjendje të lirë dhe janë dënuar përfundimisht me shërbim prove, duke krijuar sipas tij një standard të rrezikshëm pandëshkueshmërie.

Dorian Teliti: Kjo është… është e trishtueshme me thënë të drejtën. Të shohësh se si persona të cilët në komunikimet e tyre, të cilat janë zbardhur, thonin, “nxito”, “me vrap më sill shkresën ta firmos”, “shpalle tenderin”, “hiqe këtij, vere atij”. Abuzuan me dhjetra e me qindra e miliona lekë, miliarda lekë, miliona euro, se abuzime në fund fare ata.

Dhe çfarë u ka ndodhur? E kanë ndjekur në gjendje të lirë të gjithë këtë proces gjyqësor, dhe në fund fare dënohen me me një vit shërbim prove. Që për çdo shqiptar që nuk e di se çfarë është shërbimi i provës, është thjesht gjatë këtij viti thonë, tregohesh që je qytetar normal, mos bëj gabime. Mos bëj tjetër gabim për të cilët je dënuar.

Unë, unë, unë jam zyrtar publik dhe them, këtë sot do ia jap Klodit, të nesërmen do ia jap Bledit, pasnesër them do ia jap Sonilës. Shpejt i them stafit, urgjent procedurat e këtë e atë. Në fund fare çfarë dënohesh ti? Hiç gjë. Me asgjë. Pra sot është një ditë e trishtë për drejtësinë e re, me thënë të drejtën, kjo drejtësi e cila është anatemuar shpeshherë me të drejtë të Zotit. Është një ditë e trishtë sepse, e përsëris dhe njëherë, ata që… kishin qëllimin kryesor të drejtësisë, pra të vendosësh përgjegjësit e gabimeve, të vjedhjeve, të abuzimeve, përpara drejtësisë, që të ndëshkosh ata. Sot kanë marrë një mesazh që vidh sa të duash ti. Sepse nuk prekesh.

Edhe në format, edhe në format simbolik, unë do ta them shumë thjesht. Nuk është hashash, po është rigon ky sot. Po mendohet sikur ky të jetë hashash. Pra, në qoftë se ne na kapin të katërt me këtë, në posedimin tonë, ne dënohemi nga pesë vite ne të katërt. Ama në qoftë se këtë arkën këtu e mbush me miliona euro, me një çikë marifete të ligjit siç ndodhi dhe sot, ti me siguri do bësh shërbim prove. Kjo është drejtësia.

Share it :