Tallja/ Rama vendos taksa të reja për të ulur çmimin e naftës në Shqipëri
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, duke e quajtur të paprecedentë mënyrën se si qeveria po përpiqet të përballojë rritjen e çmimit të naftës pas krizës së shkaktuar nga lufta në Irani.
Sipas Tomorrit, qëllimi ishte zbutja e ndikimit të rritjes së çmimit të naftës tek qytetarët, por mekanizmi i propozuar rezultoi ironik: u vendosën dy taksa të reja shtesë mbi naftën, njëra për gjurmimin dhe tjetra për krijimin e rezervës së sigurisë, me vlerë mbi 300 milionë euro.
Reagimi i plotë:
Të rejat nga spitali i budallenjve
Ironia arriti kulmin sot. Kryeministri mblodhi ministra, drejtore tatimesh, doganiere, Task-Forciere dhe tregtare karburantesh ne një mbledhje te madhe, për te shpëtuar popullin nga rritja e çmimit te naftës.
Si përfundim, mekanizmi qe u njoftua për zgjidhjen e këtij halli ishte futja e dy taksave te reja shtese mbi naftën. Tarifa e gjurmimit dhe ajo e krijimit te rezervës se sigurisë. Kjo e dyta është mbi 300 milionë euro.
Pra shtimi i dy taksave te reja garanton sukses te plote ne arritjen e objektivit për uljen e çmimit te naftës dhe lehtësimin e popullatës.
Kjo s’është pare ndonjëherë. Te mblidhesh për te ulur çmimin e naftës dhe te futesh 2 taksa te reja.
Llogaritar Fantoci




