Tabaku: Rama i dha leje për kullë Besnikut të partisë te parku Rinia

Tabaku: Rama i dha leje për kullë Besnikut të partisë te parku Rinia

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dhënë leje ndërtimi për një kullë në zonën e Parkut Rinia, duke ia atribuar atë biznesmenit Besnik Sulaj, të cilin ajo e cilësoi si “Besniku i Partisë”.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se Parku Rinia është një prej hapësirave të fundit që i kanë mbetur Tiranës për të marrë frymë, ndërsa sipas saj, tashmë kjo hapësirë po i nënshtrohet ndërtimeve.

“Me dhënien e lejes për parkun Tajvan që mbetet një nga frymëmarrjet e veta, por tani do prishet dhe ndërtohet, pa asnjë garë dhe konkurrues i ka dhënë leje ndërtimi Besnikut të Partisë”, deklaroi Tabaku.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si po zhvillohet Tirana, duke e lidhur ndërtimin me atë që e cilësoi si pastrim parash.

“I ka dhënë një leje ndërtimi në Tiranën që po i merr frymën pastrimi i parave. Edi Rama po prish frymëmarrjen e fundit që ka Tirana. Ky akt nuk vjen i vetëm dhe i izoluar”, tha Tabaku në Kuvend.

Kujtojmë se zona e kompleksit “Tajvan” në Parkun Rinia pritet t’i nënshtrohet një transformimi, me projektin e ri që parashikon ndërtimin e një kulle rreth 78 metra të lartë. Projekti fitues është përzgjedhur nga studioja daneze BIG (Bjarke Ingels Group) dhe parashikon një godinë multifunksionale me hotel, ambiente zyrash, apartamente dhe parkim nëntokësor, krahas hapësirave të gjelbra që do të rikonceptohen

Share it :