“Sulmet ruse po vazhdojnë”, kryeministri ukrainas paralajmëron: Mund të fikim plotësisht rrjetin e energjisë elektrike

Autoritetet në kryeqytetin ukrainas të Kievit kanë paralajmëruar tani se një “fikje e plotë” e rrjetit të energjisë është e mundur, ndërsa më herët, kryeministri i vendit tha se pothuajse gjysma e sistemit energjetik të Ukrainës ishte çaktivizuar pas bombardimeve ruse.

Ukraina pësoi sulme veçanërisht të rënda në infrastrukturën kritike të martën dhe të enjten.

Fatkeqësisht, Rusia vazhdon të kryejë sulme me raketa në infrastrukturën civile dhe kritike të Ukrainës”, tha sot kryeministri Denys Shmyhal, i cili shtoi se pothuajse gjysma e sistemit energjetik është jashtë funksionit.”

Ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë një mbyllje të plotë,” tha Mykola Povoroznyk, nënkryetari i administratës së qytetit të Kievit.

Share it :