Studimi, ja sa duhet të dimë nga paratë tona  

studimi paraSa shumë merrni vesh nga paratë? Për ta ditur, provoni t’u përgjigjeni këtyre tri pyetjeve. 1) Supozoni që keni 100 euro në një llogari kursimi në bankën tuaj dhe që norma e interesit për këtë llogari është 2 për qind në vit. Cila është shuma që do të keni në këtë llogari bankare pas pesë vitesh, duke supozuar që nuk do t’i tërhiqni asnjëherë paratë tuaja? A) Më shumë se 102 euro. B) Ekzaktësisht 102 euro. C) Më pak se 102 euro. D) Nuk e di/nuk përgjigjem.
Supozoni që norma e interesit që merrni për paratë tuaja është 1 për qind në vit dhe që norma vjetore e inflacionit është 2 për qind. Pas një viti do të mund të blini: A) Më shumë nga sa mund të blini sot me ata kursime. B) Ekzaktësisht njësoj. C) Më pak. D) Nuk e di, nuk përgjigjem.

Blerja e aksioneve të një kompanie të vetme zakonisht garanton të ardhura më të sigurta se sa blerja e aksioneve të një fondi që investon në kompani të ndryshme. Ky pohim është: A) I vërtetë. B) I pavërtetë. C) Nuk e di, nuk përgjigjem.

Përgjigjet e sakta janë A) për pyetjen e parë, C) për pyetjen e dytë dhe B) për pyetjen e tretë.

Si ia dolët? Në Rusi, 96% e të intervistuarve nuk ka ditur të japë një përgjigje të saktë për të tre pyetjet. Në SHBA, në mekën e kapitalizmit, vetëm 30% iu përgjigj saktë të tria pyetjeve. Rezultatet më të mirë i kanë arritur gjermanët (53% përgjigje të sakta) dhe zviceranët (50 për qind). Edhe në vendet me rezultate më të mirë, gjysma apo pak më shumë se gjysma e popullsisë nuk e ka kaluar testin. Më keq kanë dalë italianët (75 për qind nuk iu përgjigj saktë tre pyetjeve), suedezët (79 për qind) dhe francezët (69 për qind). Por edhe japonezët (73 për qind).

Këto dhe të dhëna të tjera mbi pasigurinë e dijeve financiare të popullsisë botërore janë ilustruar nga ekonomistet Annamaria Lusardi dhe Olivia Mitchell. Është një studim alarmant, sepse demonstron injorancën e përgjithshme në fushën e financës në një botë që është gjithmonë e më e domosdoshme që njerëzit të dinë të menaxhojnë paratë e tyre. Përhapja e kartave të kreditit, e kredive, huave për të paguar studimet dhe kredia konsumatore për blerje automobilash dhe elektroshtëpiakesh, lehtësia me të cilën investitorët e vegjël mund të blejnë aksione në Bursë dhe ekspansioni i fondeve të pensioneve janë vetëm disa prej realiteteve që e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshëm ekzistencën e këtij analfabetizmi të përhapur financiar.

Një tjetër element, edhe më i rëndësishëm, është që klasa e mesme nuk ka qenë kurrë kaq e madhe në numër në vendet më pak të zhvilluar. Përmirësimi i kushteve ekonomikë të kësaj klase të re të mesme është në rrezik, nëse përbërësit e saj nuk janë në gjendje të administrojnë shpenzimet e tyre, të mbrojnë kursimet apo të refuzojnë propozime për investime që bartin risqe katastrofikë. Edhe në vendet më të zhvilluar, të goditur nga kriza financiare, është më mirë që të dish të menaxhosh si duhet paratë e tua. Lusardi dhe Mitchell kanë zbuluar se personat me një nivel arsimi më të ulët përmirësojnë me 82% situatën e tyre ekonomike në momentin kur përftojnë dije më të shumta në lidhje me menaxhimin e parasë. E megjithatë, nuk janë të shumtë ata që janë të interesuar të mësojnë më shumë për këtë temë, sepse shumica e njerëzve, kur flitet për para, e konsiderojnë veten më kompetentë nga sa janë në të vërtetë. Kur pyetën një grup amerikanësh që të tregonin nivelin e tyre të aftësive financiare në një shkallë nga 1 (shumë ulët) në 7 (shumë lart), 70 për qind thanë se kishin një nivel më të lartë se 4: e megjithatë, vetëm 30% ditën t’i përgjigjen me saktësi 3 pyetjeve. E njëjta gjë ndodhi në Gjermani dhe në Holandë.

Nga studimi doli edhe që kategoritë me nivele më të ulët të aftësive financiare janë të moshuarit, gratë dhe të varfrit. Jo vetëm kaq: bashkë me moshën rritet edhe besimi i personave për vlefshmërinë e vendimeve të tyre financiarë, e si pasojë rritet edhe hendeku mes asaj që besojnë se dinë dhe asaj që tregojnë në praktikë që dinë. Një tjetër dallim ka të bëjë me gjininë: burrat shfaqin dije financiare më të mëdha se gratë, pavarësisht moshës apo nivelit të arsimit. Por, ndërkohë që numri i grave që japin përgjigje të gabuara është më i madh se ai i burrave, gratë janë më të prira të përgjigjen “Nuk e di”, një rezultat ky që përsëritet në mënyrë identike në të gjithë shtetet. Ky vetëdijesim për limitet e tyre lë të kuptosh se gratë janë ndoshta më të prira sesa burrat që të marrin pjesë në programe edukimi financiar.

Në çdo rast, këta studime konfirmojnë nevojën urgjente për të luftuar analfabetizmin financiar në të gjithë botën. Është e qartë se duhen ofruar programe edukimi financiar praktikë dhe lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë ata miliona njerëz, në çdo cep të botës, që do të mund të kishin një situatë ekonomike më të mirë, nëse do t’i administronin më mirë paratë e tyre. bota.al

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news