Studenti para Ministrisë së Arsimit: Largohu Edi Rama, nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë!

Studenti para Ministrisë së Arsimit: Largohu Edi Rama, nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë!

Studentët u mblodhën sot para Ministrisë së Arsimit, në ora 14:00 për të protestuar.

Një prej studentëve foli për News 24 teksa u shpreh se studentët mund të kenë shumë kërkesa, por nuk duan t’i zgjidhin me Edi Ramën kryeministër, pasi nuk është i denjë për këtë post. Ai kërkoi largimin e Edi Ramës.

Studenti: Kemi shumë kërkesa por nuk duam ti zgjidhim këto me Edi Ramën. Largohu se nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë. Ne kemi plan për të qëndruar këtu çdo gjë teknike do jetë e momentit., protestë do ketë nesër e pasnesër.

Jemi këtu për të ardhmen tonë. Është përdorur teknikë rrjete sociale, universitete. Diçka shumë organike dhe ndonjë strukturë që e organizon. Kjo është e ardhmja jonë.

Share it :