Strolenberg: Von der Leyen vizitoi Shqipërinë dhe nuk foli për protestat, kemi kërkuar hetim për dhunën policore
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në intervistën ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, shprehet e zhgënjyer nga reagimi i Europës ndaj protestave në Shqipëri.
Ajo thekson se në Parlamentin Europian diskutohet shpesh për situatën në vend dhe se zhvillimet po ndiqen nga afër, por kritikon heshtjen e institucioneve europiane përballë protestave, si dhe heshtjen e Von der Leyen për protestat kur vizitoi Shqipërinë
Strolenberg zbulon se, së bashku me një kolege, ka paraqitur një kërkesë zyrtare për informacion dhe hetim mbi brutalitetin policor, të cilin e konsideron të tepruar dhe përtej kompetencave.
Ajo nënvizon se Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e protestuesve, duke theksuar se askush prej tyre nuk duhet të ndihet i braktisur apo i vetëm.
Intervista:
Qarri: Si mundet Europa të ndihmojë dhe të ndërhyjë në këtë kërkesë që kanë shqiptarët për ndryshim?
Anna Strolenberg: Ne në PE flasim shumë shpesh për Shqipërinë. Po i shohim pamjet po e dimë se çfarë po ndodh dhe nuk po e harrojmë Shqipërinë. Por jam e zhgënjyer për atë që po bën Europa në këto moment, di që zonja Von der Leyen e vizitoi Shqipërinë dhe nuk foli fare për protestat. Ne kemi kërkuar dhe kemi bërë një kërkesë zyrtare bashkë me një kolegen time dhe kemi kërkuar informacion dhe kemi kërkuar një hetim për brutalitetin policor të cilin e konsiderojmë të tepruar dhe në tejkalim të kopetencave. Ka dhe gjëra të tjera që do duhet të bëjmë përsa i përket sigurisë së protestuesve që ‘kanë qënë me duar në xhepa’ dhe janë ndierë të braktisur dhe asnjë protestues nuk duhet të ndjehet i vetëm.



