Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht me emrin Stresi është revoltuar pasi videoja e një gruaje në kryeqytet e cila po shiste kokoshka u shpërnda në rrjetet sociale, pasi policia e ka larguar atë me dhunë nga rruga, duke i marrë edhe makinën me të cilën punonte. Stresi ka publikuar një status në rrjetet sociale, duke fyer rëndë kreun e Bashkisë Erion Veliajn.





