Spiropali përdor gjuhë fyese në Kuvend, PD kërkon përjashtimin e saj

Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ky fakt është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Sipas kërkesës së PD-së, Spiropali ka përdorur gjuhë fyese në drejtim të Edmond Spahos. “Një minutë heshtje për Edmond Spahon. Do jetë në zemrat tona”, tha ajo dje në Kuvend.

MESAZHI I ZHUPËS
Kërkojmë zyrtarisht përjashtimin 10 ditë nga kuvendi të Elisa Spiropalit për gjuhën e përdorur në drejtim të deputetit Edmond Spaho.
Duke përfituar nga përjashtimi pa rregulla i bërë deputetit Spaho dhe mos prezenca e tij në sallë që të merrte përgjigjen që meritonte, Elisa Spiropali nxorri arsenalin e saj fyes që i shkon përshtat komunikimit që përdorin rilindasit në zyrat e shtetit por që nuk përputhet me kodin etik të kuvendit.
Në parlament e kanë bërë zakon të fyejnë dhe të mallkojnë pa pyetur për kod etik sepse kanë kartonat e mandateve të blera që i mbrojnë dhe rregulloren e kanë kthyer në copë letër për recitim parlamentar.

 

Share it :