SPAK njoftoi se po investigon ekipin e Përmetit/ Manjani nxjerr VIDEO-n nga ndeshja me Labërinë ironizon: Po hetojnë këta?

SPAK tashmë është kthyer në subjekt të humorit të zi në rrjetet sociale.

Ditën kur SPAK arrestoi një person për një korrupsion me vlerë 2 mijë euro, disa policë kishin kapur një person për korrupsion 7 mijë euro.

Ndërkohë që qytetarët prisnin rezultate, SPAK doli me një njoftim se po investigonte një shitje ndeshjeje të kategorisë së dytë të futbollit shqiptar, ku i përfshirë ishte ekipi i Përmetit.

Ky ekip luajti dje kundër Labërisë në një fushë të mjerueshme. Pamjet e kësaj fushe u bënë virale jo vetëm në Shqipëri. Duke ironizuar me këto pamje, ish-ministri Ylli Manjani thekson se SPAK duhet ta hetojë këtë gjë.

“Ore ç’bëjnë këta të SPAK?! Hetojnë apo jo?! Përmetin sikur e kishin nën përgjim dhe hetim…,” shkruan ai.

©

Share it :