Sot protestë kombëtare! Collaku: “Një frikacak s’e tremb dot rininë, por rriti valën e zemërimit

Sot protestë kombëtare! Collaku: “Një frikacak s’e tremb dot rininë, por rriti valën e zemërimit

Gazetari Basir Çollaku komentoi në studion e News24 protestën kombëtare, ku pritet të marrin pjesë studentë, mjekë, artistë, biznese dhe pedagogë. Sipas tij, 12 ditët e protestave kanë shënuar një fazë të fortë revolte, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

Çollaku ngriti akuza për dhunë ndaj protestuesve dhe kritikoi mungesën e reagimit të institucioneve të drejtësisë. Gazetari vlerësoi rolin e studentëve dhe gjimnazistëve, duke thënë se ata u kanë dhënë një leksion shqiptarëve me reagimin e tyre. Çollaku ngriti akuza për dhunë ndaj protestuesve, si në bulevard, ashtu edhe brenda komisariateve. Ai kritikoi edhe mungesën, sipas tij, të një reagimi institucional nga drejtësia.

Ky 12-ditësh kishte revoltë, ishte një fazë e nxehtë e këtij reagimi. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Nuk gjej grupim shoqëror që nuk është duke reaguar dhe nuk është revoltuar. Kemi artistët, bizneset, mjekët, të gjithë janë në një mendje, ku kryefjala e përbashkët është dorëheqja dhe largimi i Ramës. Ai del dhe vendos fletërrufe para derës së tij. Studentët dhe gjimnazistët u kanë dhënë leksion shqiptarëve. Shpresoj që atë punë që nisëm ne, ta kryejnë këta studentë sot. Të shembin tamam diktaturën, pasi hapën derën e tranzicionit, të cilën shpresojmë ta mbyllin. Dhunën barbare, kanibale, s’e kemi parë në vendet e tjera të BE-së. As në vendet e diktaturës nuk është hasur kjo dhunë. Dhunë jo vetëm në bulevard, por edhe në komisariate. Po ashtu, Ministria e Arsimit u bë ministria e dhunës, si komisariat. Mungon reagimi institucional i drejtësisë. Këto protesta kanë rritur zemërimin ndaj këtij pushteti, pasi janë zbuluar edhe më shumë problemet e qeverisë. Si mund t’i vësh atij studenti përpara Ballukun, Ballën, të lidhur me krimin e organizuar? Si mund të dalin nga Ministria e Brendshme njerëz të maskuar dhe të inkriminuar? S’do të presim që të dalin Demo dhe Hita, që të thonë se këta persona ndoshta janë njerëz të inkriminuar!”, tha ai.

Share it :