Skema piramidale/ Nëna e studentit: Ledjani më mashtroi djalin, ma futi në burg  

 Anxhela Tato

Ledjan MucarakuRrëfimi i banorëve që ranë pre e kurthit financiar të Ledjan Muçarakut: Na ka çuar në gjyq, askush nga ne nuk ka fituar

 Babai i mashtruesit: Ai është fëmijë i adoptuar dhe nuk jeton më me ne, nuk e di se me çfarë merret

Dëshmi të reja zbardhen për mashtruesin e Fierit, 29-vjeçari Ledjan Muçaraku, i cili u arrestua nga policia pas zbulimit të një super-skeme mashtrimi me 900 persona të përfshirë. Muçaraku u jepte para borxh studentëve e biznesmenëve, më pas ua merrte përsëri dorazi dhe në fund i hidhte në gjyq, duke i akuzuar pikërisht për moskthim të parave. Shumat e mashtrimit shkojnë deri në 250 mijë euro. Disa banorë të fshatit Grykë Seman, që e kanë pësuar në kurriz, kanë treguar historitë e tyre dhe se si kanë rënë pre e mashtrimit të 29-vjeçarit. Nëna e një studenti me emrin Fatmir Prifti, rrëfen se “Ledjan Muçaraku na mashtroi dhe na futi djalin në burg. Pas mashtrimit, djali im u dënua me 3 muaj burg. Ledjan Muçaraku mori në qafë një popull të tërë. Ai iu jepte pak lekë dhe shumëfishonte shumat”. Gruaja më tej rrëfen se, çështjen e ka çuar deri në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ndërsa kërkon vënien në vend të drejtësisë dhe lirimin e djalit. Një banor tjetër tregon se Ledjani nuk kurseu as shokun e tij. “Ledjani nuk ishte njeri i rregullt, mashtroi dhe shokun e tij të ngushtë. Ishin rritur bashkë, Ledjani i mori para duke e mashtruar. U jepte 5 mijë lekë dhe i merrte 50 mijë”, – rrëfen ai. Ndërsa të tjerë banorë rrëfejnë: “Janë bërë gjyqe, por banorët asnjëherë nuk kanë fituar”. I ati i Ledjanit ka rrëfyer ndër të tjera se nuk e dinte me çfarë merrej djali, pasi nuk jetonte me familjen. “Atë e kam djalë të birësuar. Nuk e di çfarë bën djali im, nuk jeton në shtëpinë tonë. Ai nuk vjen prej kohësh në shtëpi. Kam dëgjuar shumë se ka mashtruar shumë njerëz”, – shprehet Nasi Muçaraku.

 

Skema

Shtetasi Ledjan Muçaraku dyshohet se ka krijuar një skemë mashtruese dhe piramidale duke lidhur pranë noterëve mbi 50 kontrata huadhënie me interes në muaj, me biznesmenë, persona fizikë dhe individë nga Fieri, Vlora, Berati, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha, Laçi, Mamurrasi, Burreli, Kukësi, Kavaja, kontrata këto të cilat në të shumtën e rasteve anuloheshin pa përfunduar afati i dhënies së lekëve. Nga hetimi proaktiv në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier u bë e mundur zbulimi, dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminalë të tij, ku rezultojë se Ledjan Muçaraku prej vitit 2007 e në vazhdim kishte krijuar një skemë mashtruese, të cilën e paraqiste fillimisht pranë studentëve nga zona e tij e Fierit dhe më pas biznesmenë e persona të tjerë të interesuar apo në nevojë për të marrë para me interes. Ai kishte arritur tu krijonte bindjen të interesuarve se do tu siguronte para me interes në vlerat nga 5 milion lek shqiptarë e lart dhe nga 6000 deri në 300.000 mijë dhe deri në 1 milion euro, të cilat u premtonte se do t’ia xhironte nëpërmjet bankave, mjafton që ata të kishin kolaterale si peng me vlerë më të madhe se vlera e parave që kërkonin.Me kopje të deklaratës noteriale dhe gjendjes së tij të llogarisë bankare që dokumentonte moskthimin e shumës hartonte padi civile e penale në prokurori dhe gjykatë, duke falsifikuar dhe dokumentet e padive sikur ato ishin bërë nëpërmjet studiove ligjore, duke i akuzuar viktimat padrejtësisht për mashtrim, kërcënim e fyerje dhe dëmtime me dashje në prokurori dhe krahas kësaj hapte dhe padi civile për të iu kthyer shumat e parave dhe interesat, pavarësisht se ato para realisht nuk u a kishte dhëne, përkundrazi në realitet u kishte marrë. Interesi i Ledjanit ishte fitimi i gjyqeve civile dhe deklarimi fajtor i personave që kallëzonte në Prokurori, me qëllim që të merrte shumën e lekëve që përcaktohej në aktin noterial, ndonëse këtë shume ai nuk ia u kishte dhënë asnjëherë personave.(P.sh. nëse do të iu jepte 100.000 euro ai në kontratën noteriale me peng shkruante 115.000 euro dhe se këto para janë dhënë pa interes, por ai do t’i xhironte në bankë 100.000 euro kështu që në fund detyrimi për ty kthyer ishte 115.000 euro).

 

Lazarat/ Sekuestrohen 32 kg marijuanë e përpunuar në formë çokollate

 Lazarati, “minierë” armësh dhe droge, ku po vijon prej ditësh operacioni i policisë për të kontrolluar të gjithë terrenit për sekuestrimin e lëndëve dhe objekteve ilegale. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni nga policia në territorin e Lazaratit duke sekuestruar 32 kg marijuanë të përpunuar në formë çokollate, e futur në një thes plasmasi të zi dhe e hedhur në një rrugicë të fshatit Lazarat. Po nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës së sotme u sekuestruan, 4 armë automatike, dy prej të cilave ishin djegur në lagjen Gjoke. 1 pistoletë, 2810 fishekë, 2 kallëpe tritol, 3 krehra fishekësh. Gjatë ditës së sotme mësohet se është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 banesa dhe një sërë territoresh në fshatin Lazarat duk gjetur dhe sekuestruar objekte e mësipërme. Pas 17 ditë operacionesh në Lazarat policia ka arritur të sekuestrojë mbi 65 ton marijuanë dhe rreth 500 armë të ndryshme duke filluar nga pistoletat te granatë hedhësit. Sipas të dhënave të policisë bëhet e ditur se është ushtruar kontroll në territoret e mbi 825 banesave dhe në një sërë ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës. Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 37 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe kreu i Komunës Lazarat. Gjithashtu gjatë operacionit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë në Lazarat për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe të shpallur në kërkim më parë, dhe të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë.

 

 

 

Share it :