Mançester Siti-Kristal Palas 4+ 2.1
Noruiç-Man. Junajtid 0-2 2.2
Aston Vila-Suansea 1 2.6
Çelsi-Liverpul X 3.2
Njukasëll-Arsenal 2 2.1
Mançester Siti-Kristal Palas
Siti i Manuel Pelegrinit është në super-formë. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e ndeshjeve të fundit, ku përveç fitoreve nuk kanë munguar edhe goleadat. Këtë fundjavë Siti do të përballet me ekipin modest të Kristal Palasit, i cili renditet në vendet e fundit të tabelës. Ndeshja nuk pritet të jetë e vështirë për skuadrën e Pelegrinit, por ajo që pritet janë golat. Të shënohen minimum 4 gola, koefiçenti është 2.1 dhe duke parë formën e skuadrës, nuk është një mundësi e parealizueshme. Për bastvënësit, kjo është mundësia më e mirë për të luajtur Mançester Sitin, duke parë që koefiçenti për fitore është 1.15.
Noruiç-Man. Junajtid
Edhe Junajtid vjen pas 3 fitoreve rresht. Më në fund skuadra e Mojesit po reagon dhe po rikthehet te fitoret e njëpasnjëshme. Këto fitore i kanë mundësuar edhe afrimin me kreun e tabelës, ku vendi i 4-t është vetëm 5 pikë larg, ndërsa vendi i parë është 8 pikë larg. Këtë fundjavë Jonuzaj me shokë do të luajnë kundër Fulhemit, i cili ndodhet në vendin e parafundit të renditjes. Skuadra e Fulhemit ka treguar një formë të dobët në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, edhe kjo ndeshje ofrohet me gola, duke parë që trajneri i Fulhemit do të bëjë gjithçka që të paktën të marrë një barazim pa gola. Ndeshja mund të luhet poshtë 2.5 dhe koefiçenti është 2.2. Gjithashtu, kjo ndeshje mund të luhet dhe 2-sh, por koefiçenti është më i ulët, 1.5.
Aston Vila-Suansea
Nuk është më Suansea e një viti më parë, e cila surprizonte ekipet e mëdha dhe fitonte me lehtësi ndaj ekipeve të vogla. Këtë vit skuadra e Laudrupit ka treguar një formë të dobët dhe nuk ka qenë shumë luftarake. Nga ana tjetër, skuadra e Aston Vilës ka treguar një formë të mirë në ndeshjet brenda fushe, ndërsa në ndeshjet jashtë, është treguar jo e qëndrueshme. Këtë fundjavë do të jetë rasti më i mirë i A. Vilës për të marrë pikë të tjera mbijetese dhe për t’u larguar nga zona e ftohtë. Koefiçenti për fitoren e Vilës është i lartë dhe shkon nga 2.4 në 2.75.
Çelsi-Liverpul
Një tjetër derbi për Liverpulin, pas ndeshjes me Man. Sitin. Skuadra e Roxhersit do të kërkojë që të marrë pikë në Londër, aty ku i pret Çelsi i Murinjos. Skuadra londineze ka treguar qartë që në ndeshjet e mëdha nuk kërkon të humbë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Arsenalit. Kjo ndeshje ka më shumë shanse për një barazim dhe të dyja ekipet do të kënaqeshin me nga një pikë, duke qenë në zonën e kreut.
Njukasëll-Arsenal
Arsenali nuk po ndalet dhe do të jetë e vështirë që këtë gjë ta bëjë Njukasëlli këtë fundjavë. Ozili me shokë kanë treguar qartë se objektivi i tyre është kampionati dhe do të japin maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pikë. Pavarësisht se do të kenë një ndeshje të vështirë, Arsenali pritet të marrë tri pikët në këtë ndeshje.





