SKANDALI/ Vila-pajë e Altin Dumanit, Invetigimi zbardh falsifikimet për pronën e ish-kreut të SPAK

SKANDALI/ Vila-pajë e Altin Dumanit, Invetigimi zbardh falsifikimet për pronën e ish-kreut të SPAK

Mirëmbrëma, po fillon Plug! Do të ndalemi sot tek një prej strukturave më të posaçme që ka patur vendi, SPAK. Aq të posaçme sa që në hetime të caktuara ka arritur të hetojë e investigojnë deri në brez të katërt apo të personave të palindur ende.

Ka arritur të zbulojnë edhe se sa kushton metri kaktror i pllakave të banjove të zyrtarëve të akuzuar. Por, këto standarde nuk vlejnë kur bëhet fjalë për ata vetë.

Do të flasim për Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK që e shndërroi këtë institucion nga një investim shqiptar e ndërkombëtar në institucionin më të atakuar për përdorje politike.

Do të flasim pikërisht me standardin e Altin Dumanit, me standardin që ai vetë ka vendosur, që teksa arrin të gjejë edhe çmimin e pllakave të banjos për zyrtarë të tjerë, për vete ka harruar të deklarojë, ose më saktë është përpjekur të mos deklarojë vilën ku vetë banon. Ndërsa komisioni i Vetingut ka mbyllur jo një, por të dy sytë përballë Dumanit, duket se opinion publik nuk është aq me sy mbyllur. Ndaj sot duhet të kuptojmë, që nëse flasim për ligj, ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, e jo sipas interesave e oreskeve të ndonjë prokurori të caktuaktuar, qoft ky edhe vetë kryeprokurori.

Javën e kaluar, teksa u paraqit në SPAK, lideri i opozitës Sali Berisha, bëri një nga denoncimet më të rënda për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Berisha publikoi të dhëna që ngrenë dyshime të forta se Altin Dumani ka kryer jo vetëm mashtrim në procesin e Vettingut, por njëkohësisht faktet krijojnë dyshime të forta se ish-drejtuesi i SPAK, ka kryer pastrim parash, vepër për të cilën foli shpesh.

Prona në fjalë, pra vila që ndodhet në Njësinë Nr.6 në Tiranë, është vendbanimi aktual i Altin Dumanit. Sipas deklarimeve të kryera në komisionin e Vettingut, vila ku Dumani dhe familja e tij jetona aktualisht, i përket vjehrrit të tij, ndërsa para komisionit ish-kreu i SPAK deklaronte se ajo ishte ndërtuar me donacionie të një bamirësi Anglez.

Kjo pasuri është ndërtuar në vitin 2001 dhe aplikimi për legalizim është bërë në vitin 2005, fakt i cili provon ndërtimin e plotë të kësaj pasurie të paluajtshme. Subjekti i rivlerësimit, bazuar dhe në deklaratat vjetore periodike të dorëzuara në ILDKPKI, ka filluar ta përdorë këtë pasuri të paluajtshme që prej vitit 2009. Gjithashtu, Komisioni konstatoi se kjo pasuri është ndërtuar me të ardhurat e ligjshme të prindërve të bashkëshortes, nga kontributi i pastorit G. B, si dhe nga fondet e kishave në Angli.

Pra KPK është mjaftuar me deklarimet e Altin Dumanin dhe nuk ka kryer asnjë llojë analize për të ardhura e vjehrrit, vjehrrës apo cila ka qenë shuma e dhuruar nga pastori zemërgjerë për familjarët e Prokurorit Altin Dumani. Për më tepër Vetingu nuk ka kryer as përllogaritjen më të vogël se cila është vlera e kësaj Vile ku jeton aktualisht kreu i SPAK, Institucioni që duhet të hetojë zyrtarët edhe për një garsionere, rryshfet 50 mijë lekësh apo pllakat e banjos së gruas së Arben Ahmetajt.

Në fakt, këto të dhëna Plug i denoncoi që në emisionin e sezonit të kaluar, ndërsa sonte do t`ju tregojmë në mënyrë të detajuar pikërisht falsifikimet e Altin Dumanit dhe familjarëve të bashkëshortes së tij, për vilën e pretenduar se është ndërtuar me donancion.

Dokumenti që shihni në ekran, është një deklaratë Noteriale e shtetasve Jorgo dhe Arikla Pango. Përkatësisht vjehrri dhe vjehrra e Altin Dumanit. Me vullnetin e tyre, në datën 15 qershor 2019, pra vetëm një muaj përpara se dhëndri i tyre që kishte shpallur kandidaturën për SPAK të kalonte Vettingun, Jorgo dhe Arikla Pango paraqiten përpara noterit për të nënshkruar një deklaratë që do të justifikonte pasurinë e Altin Dumanit.

Deklarata nis me faktin, se prindërit e bashkëshortes së Altin Dumanit, pas vitit 1990 lanë vendlindjen e tyre Zagorinë në Gjirokastër, dhe emigruan në Greqi për të punuar. Ndërsa në vitin 1998, në ishullin e Kretës në Greqi, çifti Pango deklaron se është takuar me çiftin britanik Graham dhe Eunice Ball.

Në vitin 1998 kemi takuar në ishullin e Kretës bashkëshortët Graham dhe Eunice Ball, çift pastorësh angelzë të cilët u miqësuan me ne dhe ne i ftuam të vinin në Shqipëri. Po në vitin 1998, çifti Ball erdhi në vizitë në Shqipëri. Pasi panë kushtet jo shumë të favorshme të jetesës së vajzave tona në Tiranë (Alketa, Adelina dhe Albana), të cilat jetonin në një dhomë në ish-shkollën e Partisë Laprakë, ata u angazhuan në ndërtimin e një shtëpie, përkatësisht në zonën e kombiantit, në rrugën që tani emërtohet si Petro Strugji (më parë emërtohej si Llambi Bonata e herë si Petraq Leka, sepse janë rrugë të afërta me këtë banesë).

Pra, me këtë deklaratë nis edhe historia e vilës. Vetë deklarata ngre dyshime të forta për mungesë vërtetësie, pasi është e habitshme sesi një çift pastorësh nga Britania, të cilët me siguri kanë qenë me pushime në Kretë, vendosin të kthehen në Shqipëri për të parë kushtet e jetesës së tre vajzave të familjes Pango.

Ne si familje kishim kursime nga puna jonë por jo të mjaftueshme për të ndërtuar një banesë për të gjithë familjen. Pra kryesisht kjo shtëpi është ndërtuar nga ndihma e misionarit anglez Graham Ball dhe bashkëshortes së tij. Nuk e mbajmë mirë mend shumën e saktë të parave që ata kanë sjellë, por që prej vitit 1999 e deri në vitin 2003, shuma ka qenë rreth 45 mijë paund. Në vitin 2003 kur u ndërtua kati i fundit i shtëpisë, u vu dhe çatia. Graham dhe Eunice Ball që nga viti 2003 deri në vitin 2008 kanë ardhur rregullisht në Shqipëri, një apo dy herë në vit, ku qëndronin pikërisht tek shtëpia jonë në Kombinat. Çifti Ball jo vetëm që na kanë ndihmuar për ndërtimin e shtëpisë por ata kanë ndërtuar edhe rrugën e cila ishte e pashtruar dhe me llucë, me qëllim që të përfitonte i gjithë komuniteti.

Deri këtu, Jorgo dhe Arikla Pano, tregojnë se sipas tyre, vila u ndërtua me donacion nga çifti i pastorëve britanik, madje këta të fundit kanë qenë aq zemërgjerë sa kanë rikonstruktuar edhe rrugën e lagjes. Në viijim të dëshmisë, vjehrri dhe vjehrra e Altin Dumanit, marrin përsipër të thonë se dhëndri i tyre, nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar për ndërtimin e banesës, pasi në vitin 2003, kur Altini është martuar me Alektën, shtëpia ishte përfunduar.

Me anë të kësaj deklarate konfirmojmë se dhëndri ynë Altin Dumani nuk ka asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kësaj shtëpie. Ai është martuar me vajzën tonë Alekta Pango Dumani në janar 2003, kohë kur po përfundonte dhe kati i tretë dhe financat ishin siguruar. Shtëpia ka filluar të banohet nga familja Pango që prej vitit 2000.

Pra, deri këtu, dëshmia e vjehrrive të Altin Dumanit, është e përputhur me atë që vet ish-kreu i SPAK ka dhënë përa komisionit të Vettingut. Mirëpo, dokumenti që rrëzon gjithë këtë narrativë dhe nxjerr në pah mashtrimin e Dumanit është kjo kontratë noterliale që shihni në ekran. Kontrata i përket datës 24 shtator 2004, dhe është lidhur mes shtetasve Gëzim Çullhaj dhe familjarëve të tij dhe shtetasit Jorgo Pango, vjehrrit të Altin Dumanit. Objekti i kontratës është shitja e një sipërfaqe toke bujqësorë e llojit arë me sipërfaqe 307 m2.

Pala shitëse deklaron se është pronar i një toke bujqësore e llojit arë prej 307 m2 që ndodhet në Sharrë-Tiranë, në zonën kadastrale 3321, regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirana 1, volum Ne.11, faqe 21, me nr pasurie 48/28 dhe pretendimi me pasurinë 48/52. Data e regjistrimit të pronës 23 shtator 2004, emri i pronarit Gëzim Çullhaj. Shitësit me vullnetin e tyre të lirë dhe të plotë ja shesin blerësit Jorgo Pango me një çmim 500 mijë lekë.

Ky dokument rrëzon mashtrimin e Altin Dumanit dhe familjarëve të bashkëshortes së tij, pasi konfirmohet se deri në vitin 2004, toka ku është ndërtuar Vila e Dumanit, ka qenë tokë bujqësore. Deri këtu, rrëzohet pretendimi i Jorgo dhe Arikla Dumanit, se vila ishte përfunduar në vitin 2003, ndërsa banimi i saj kishte nisur që në vitin 2000.

Këtë e konfirmojnë madje edhe vet, vjehrri dhe vjehrra e Altin Dumanit, të cilët në kontratën e shit-blerjes së tokës nga Gëzim Çullhaj, përpara noterit, pranojnë se prona është tokë bujqësore.

Marrin në dorëzim tokën bujësore (lloji arë) të përshkruar më lart me sipërfaqe 307 m2, duke mos pasur asnjë vrejtje për gjendjen aktuale të saj.

Të dhënat e kontratës noteriale, konfirmohetn edhe nga çertifikata e regjistrimit të pronës, në të cilën tregohet se toka është ARË, nuk është truall dhe nuk ka ndërtesa. Gjithashtu, me anë të një dokumenti, të lëshuar nga Njësia Bashkia Nr.6 në Tiranë në vitin 2004, konfirmohet se kjo pronë deri në këtë vit, pra 2004, ka qenë në pronësi të shtetasit Gëzim Çullhaj. Me vetëm këto të dhëna, është e qartë, se njëra nga palët po gënjen, dhe sipas dokumenteve, gënjeshtra anon nga vjehrri dhe vjehrra dhe vet dhëndri i tyre Altin Dumani, pasi në krahun tjetër dokumentat e firmosura para noterit, tregojnë situatë krejt tjetër për tokën.

Kjo deklaratë është zhdukur edhe nga procesi i Vetingut, por sot një prej institucioneve të Edi Ramës, Kadastra Shtetërore apo ALUIZNI si pjesë e saj, ka të gjithë historikun e kësja prone, që do të bënte pis ish-kryeprokurorin, e në rastin më të keq do ta kthente atë nga një person me integritet siç duhet të ishte shefi i SPAK, në një person të shantazhueshëm me karrierën e tij nga personi më i pushtetshëm në vend, Edi Rama.

Share it :