Berisha: Këto bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rama dhe Olsi bëjnë protektorin, u thuhet se kush punon këtu, nuk i prek njeri.Tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu. Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliardë euro. Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP=i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të call-centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë.
Kjo përbën një veprimtari kriminale, të dënueshme, për të cilën në unison mendohet se padrino është Olsi Rama.Ju e dini se si e përcolli, në mënyrë më antiligjore, drejtorin e policisë, Gledis Nano, me pretekstin se më spiunoi në ambasadë.




