Skandali i SHISH/ ‘U përgjua Berisha dhe Këlliçi’, Prençi: Rama s’flet kundër Hysenit, i përfshirë në krime të mëdha

Skandali i SHISH/ ‘U përgjua Berisha dhe Këlliçi’, Prençi: Rama s’flet kundër Hysenit, i përfshirë në krime të mëdha

Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi u shpreh se SHISH nën drejtimin e Vlora Hysenit ka përgjuar opozitën dhe eksponentë të PS.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Prençi tha se në ‘radarin’ e SHISH ka qenë lideri demokrat Sali Berisha në kohën e ‘arrestit në shtëpi’, sikurse edhe deputeti i PD, Belind Këlliçi në kohën kur udhëhiqte protestat përpara Bashkisë së Tiranës.

Sipas Prençit, në kohën kur SHISH nuk kshte një drejtues, institucioni u përdor për qëllime joshtetërore dhe për interesa të pista të Ramës.

Për ish zyrtarin e lartë të Policisë, Rama nuk mund të flasë pas arrestimit të Vlora Hysenit dhe kundër saj, pasi është përfshirë në krime shumë të rënda, sikurse është edhe Ergys Agasi dhe grupet kriminale, që siç theksoi Prençi mes tyre po ndodh një përplasje e ashpër.

SHISH ka përgjuar opozitën, madje edhe eksponentë të PS, qoftë Berisha në masën ‘arrest shtëpie’, qoftë Këlliçi kur udhëhiqte protestat para Bashkisë Tiranë. Kisha info që po bëhej ky skandal shtetëror nga SHISH dhe Vlora Hyseni. Ishte krijuar një nukël që menaxhonte SHISH për qëllime joshtetërore, si dhe për interesa të pista të Ramës.

Arretsimi i Hysenit s’erdhi spontanisht, ishin alarmuar shërbimet partnere, madje kisha dyshime se Hyseni s’kishte marrë pjesë në takimin e Bakusë, e ka bërë atë rrugëtim për të humbur gjurmë, përdorte 3 telefona dhe 2 s’i ka kthyer, i ka lënë në Kosovë. Vlora Hyseni është një nga zyrtarët më të lartë që shërbimin s’e ka kryer në interes të shtetit por të grupeve kriminale, Ergys Agasit.

Në këto moment Rama shpreh mërzinë e vet por s’mund të flaës kundër saj, pasi fshihet implikimi i Ramës në shumë krime të rënda, që kanë bërë grupet kiminale të koordinuara nga Agasi. Do dalin, sepse kohët e fundit ka përplasje mes grupeve kriminale. Rama është në periudhën më të keqe pasi mund t’i plasin skandalet me krimet që ka kryer.

Janë thirrur në SPAK 2-3 biznesmenë të fqishëm që Rama ka bërë pakt edhe me grupe kriminale. Gjurmimi që ka bërë BKH se sa thellë ishte future SHISH, Hyesni e dinte ku ndodhej Agasi, dinin infor për njëri tjetrin. Ata janë shumë të trazuar në këto momente, opozita të mbajë linja bashkëpunimi me ndërkombëtarët e t’i thotë të vërtetën. Partneri më i sigurt është SPAK e BKH.

Share it :