Skandali i radhës/. Gjimnaz francez në kampusin e Universitetit të Korçës, Muka: 11.3 mln euro investim, drejtori me pagë 10.000 euro
Një projektligj i ri ka shkaktuar një stuhi debatesh dhe akuzash të rënda, duke vënë në qendër të vëmendjes një investim prej 11.3 milionë eurosh për ngritjen e një gjimnazi francez në Korçë.
Ne qëndër të kritikave është fatura e lartë financiare që do të mbulohet kryesisht nga buxheti i shtetit shqiptar, privilegjet e paprecedenta për stafin e huaj dhe fakti që për këtë projekt po sakrifikohet kampusi i ri i Universitetit të Korçës, një premtim i mëparshëm elektoral i kryeministrit.
ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, nën moderimin e Flavio Qarrit, studiuesi Taulant Muka tha se nga totali i 11.3 milionë eurove, rreth 10 milionë euro do të jenë investim direkt nga taksat e shqiptarëve.
Kjo shifër, sipas tij, është pothuajse dyfishi i investimit prej 5.5 milionë eurosh që u bë për ndërtimin e kampusit universitar, i njohur si “Poli i Dijes”, i cili tashmë do t’i kalojë gjimnazit francez. Për më tepër, Ministria e Arsimit i ka dërguar një kërkesë zyrtare Universitetit të Korçës për të liruar ambientet, duke e lënë këtë institucion të lartë publik pa godinën e premtuar.
Muka thotë se skandali thellohet kur analizohen kushtet e marrëveshjes, për shkak se drejtori francez i gjimnazit parashikohet të paguhet me një rrogë stratosferike prej 10,000 eurosh në muaj, një shifër shumë më e lartë se ajo e homologëve të tij në Francë, ku së bashku me një pjesë të stafit francez, do të përfitojnë përjashtim të plotë nga taksat në Shqipëri.
Dyshuese dhe alarmante, shprehet ndër të tjera studiuesi Muka, është imuniteti i tyre nga kontrollet doganore, një privilegj që ngre pyetje serioze për standardet dhe barazinë para ligjit.
10.000 euro në muaj. Ndërkohë që një drejtor francez gjimnazi, pra në një gjimnaz francez nuk paguhet 10.000 euro në muaj. Atëherë çfarë qenka ky drejtor? Qenka një alien që në Shqipëri që rrogat janë më të lira dhe më të ulëta, jetesa është më e lirë, paguhen më shtrenjtë. Ky drejtor dhe disa mësues apo disa punonjës që do vijnë nga Franca, nuk do taksohen, madje kur të shkojnë në doganë, ata nuk do kontrollohen. Mund të fusin çfarë të duan atje dhe mund të bëj me humor, mund të fusin dhe drogë. S’ka të drejtë shteti shqiptar t’i kontrollojë. Më falni, ku qëndron logjika këtu? Domethënë, pse këta francezët duhet të trajtohen domethënë në mënyrë shumë speciale, ndërkohë që shqiptarët e arsimuar po marrin valixhen dhe shteti po i dëbon çdo ditë. Pse nuk ka shteti shqiptar një fond të ngjashëm të thithjes së trurit me qëllim si të thuash, të sillen në universitetet shqiptare njerëzit e dijes? Dhe tjetra është, që është edhe po aq skandal, është fakti që kryeministri para zgjedhjeve dilte dhe thoshte që do ndërtojmë polin e dijes, pra kampusin e Universitetit të Korçës.
Por ndërkohë, me projektligjin e ri del që ky kampus po i kalon gjimnazit. Pra kampusi, poli i dijes, u investua 5.5 milionë euro. Pra, qeveria për një universitet, që nga, për nga rëndësia është shumë më i madh sesa gjimnazi, investon 5.5 milionë euro. Ndërkohë për një gjimnaz me demek francez, investohet 11 milionë euro. Dhe këtu nuk ndalet me këtë, si të thuash, ëh, trajtim diskriminor ndërmjet rëndësisë së universitetit dhe gjimnazit, por edhe ato 5.5 milionë euro, kampusi që e kishte Universiteti i Korçës do ja marrin dhe do ja kalojnë gjimnazit francez. Dhe më pas Ministria i u nis edhe një kërkesë Universitetit të Korçës dhe i thotë, ju lutem lironi ambientet sepse do ja i kalojmë gjimnazit me demek francez. Është 11.3 milionë euro që është projekt, programuar në projektligj. Nga këto 10 milionë euro janë investimet e shtetit shqiptar, nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë, ju kujtoj që 5.5 milionë euro, të paktën kështu ishte deklaruar, ishte fatura e kampusit të Universitetit të Korçës, që edhe kjo do i kalojë, sipas projektligjit do i kalojë gjimnazit francez. Pra, po bëhet fjalë për një investim prej 10 deri në 16 milionë euro dhe favore të cilat nuk kanë sens në një ekonomi si të tregut europian. Pse duhet një francez, një drejtor gjimnazi francez, të trajtohet më special sesa le të themi një shkencëtar shqiptar. Pse nuk bëhen qeveria shqiptare për të ndërtuar elitat shqiptare, me qëllim që të thithin dhe fondet europiane, po ja ka lënë këto para pikërisht faktit që është i huaj. Pra këtu ka një shenjë shumë të qartë inferioriteti, por nga ana tjetër një tjetër e populizmi dhe propagandës, pasi asgjë nuk do të sjelli ndryshim kjo qasje. Dhe nga ana tjetër ka të bëjë, i hedh dhe hije të shumta, le të themi korrupsioni.
Kujtoj që është e njëjta praktikë që u ndoq me Universitetin e Tiranës. Pra, ambientet e Universitetit të Tiranës sot i ka caktuar një kolegji, kolegji që është kolegji i Europës, në një universitet që jepte të njëjtat diploma, që Universiteti i Tiranës i jepte ato diploma, dhe jo vetëm kaq që i ka zënë godinat më të mira, por sot po ndërtohet kampusi i Kolegjit të Europës me shifra mbi 15 milionë euro. Pra, po shkatërrohet kapaciteti shqiptar, po favorizohet një kapital i huaj që jo domosdoshmërisht është më i mirë se ai shqiptar dhe këtu kemi të bëjmë me një populizëm dhe propagandë, dhe nga ana tjetër një goditje të vazhdueshme, sistemike ndaj elitës akademike shqiptare. Kostoja e një nxënësi në gjimnazet më të mira shqiptare, le të themi Qemal Stafa, Petro Nini, është gati tre deri në pesë herë më e ulët sesa në gjimnazin që projektohet në Korçë. Dhe nuk ka një logjikë financiare pse duhet të jetë e tillë. Pra gjimnazet elitare shqiptare në kosto janë më të ulëta se ky gjimnazi francez, por ne do hedhim para gjithsesi tek ky gjimnazi francez, në vend që ta hedhim t’i përmirësojmë edhe më tej këtë sistemin arsimor shqiptar me qëllim që diplomat të njihen edhe jashtë.
Pra, këtu nuk ka një bazë ose një logjikë financiare, nuk ka një logjikë shtetërore në radhë të dytë. Pra, pse duhet të vlerësosh drejtorin francez 10.000 euro dhe jo drejtorin e shkollës më të mirë ose gjimnazit më të mirë në Shqipërisë, le të themi Qemal Stafa apo Petro Nini me të njëjtën rrogë? Dhe kjo më pas çon tek ajo diskriminimi sistemik i shqiptarëve të arsimuar, i elitës shqiptare, dhe vazhdimi i populizmit. Pra, del në fushatë vitin e kaluar dhe premton kampus për Universitetin e Vlorës, kampus për Universitetin e Korçës. Një fushatë më parë, kampus për Universitetin e Tiranës. Ndërkohë që të gjithë këto kampuse po ndërtohen për gjimnazet dhe universitetet e huaja. Se e njëjta gjë po ndodh edhe në Universitetin e Vlorës. Pra po ndërtohen godina që do jepen, nuk e dimë tashmë po presim lajmin, do jepen po ashtu një investimi të huaj.
Pra kjo qeveri ka dështuar të ndërtojë arsim cilësor, ka një bord akreditimi që janë noterë dhe që jetojnë jashtë dhe nuk janë në gjendje, njësoj si Kosova, ju kujtoj Kosova, bordi i akreditimit të shtetit të Kosovës është i njohur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, ndërkohë që tek ne asnjë njohje e tillë. Dhe me qëllim që ta mbushin këtë boshllëk, të mbushin dështimin, të mbushin të mos diskutojnë shkatërrimin e arsimit, fillojnë më pas me populizëm dhe ushqejnë atë shenjën e inferioritetit që kanë shqiptarët që është pikërisht brandi i huaj. Pra mjafton të jetë amerikan, italian, gjerman, ku di gjë unë, francez dhe çdo gjë është e mirë. Jo, duhet të punojmë për elitën shqiptare, pasi në qoftë se do kishte elitë shqiptare në universitete, sot do merrnim qindra miliona euro që i merr Serbia, i merr Maqedonia, po jo Shqipëria dhe Kosova për shembull.




