Skandali 5D/ Alimehmeti: Veliajt s’ja mban të përgjigjet!

Këshilltar i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, tregoi më shumë mbi kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë për një mbledhje urgjente, pas skandaleve të fundit që përfshijnë sërish kryetarin e bashkisë, Veliaj.

I ftuar në Syri Tv, Alimehmeti tregoi se cila ka qenë përgjgjja dhe qëndrimi i Veliajt pas kësaj kërkese.

“Përgjigjja e tij e zakonshme, është se nuk përgjigjet e nuk ja mban të përgjigjet. Në radhë te parë, çfarë ka më urgjente sot Tirana përveç , folëm atë që është korrupsioni më i madh që ne kemi parë ndonjëherë pas inceneratorit. Çfarë diskutimi ka? Ne do e ngrejmë këtë në një diskutim më lart, akoma. Do e mbyllim në një çështje, pra në moment të parë ne i kërkuam dhe PS nëse kanë ndonjë urgjencë për këtë çështje, pra ne bëmë një kërkesë për mbledhje urgjente, po ju a keni ndonjë qëndrim? Kanë këta përfaques ndonjë fije sedre, etike, morali, etj. Kanë sy në ballë? Jo. Atëherë çfarë do bëjmë? Do mbledhim sërish mbi 1/3 e firmave të këshilltarëve dhe do ju kërkojmë interpelancë. Pra, do hypim më lart akoma. E ka detyrim ligjor të paraqitet tani dhe nëse nuk paraqitet siç bëri me inceneratorin, do vazhdojmë me anën juridike. Do përdoret çdo mjet ligjor i mundshëm që na lejon Kushtetuta, ligji dhe rregullorja e Këshillit Bashkia“, tha Alimehmeti.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.