Skandalet nuk kanë të ndalur/ Shkon të shesë lopën, gjobitet me 80 000 lek për shitje të paligjshme

Sot në fshatrat afër Librazhdit, ka ndodhur një ngjarje shumë e veçantë. Ky fshatar i zonës, i cili kishte dalë në tregun e fshatit për të shitur bagëtitë e tij për arsye që të fitonte disa para, është gjobitur me 8000 lekë të reja nga organet kompetente për arsye se po tregtonte kafshë pa leje.

Nuk do të ishte me vend të bënim ndonjë verifikim të kuadrit ligjor lidhur me “të drejtën” që ka organi shtetëror për këtë rast, por po sikur t’i merrnim punët me radhë? Të fillonim me kapjen e mafiozëve, korrupsionit që nuk po shteron, matrapazëve, perversëve dhe në fund, kur të kapim standartin suedez, të bëjmë një ndalesë tek xhaxhai nga fshati i Librazhdit dhe t’i themi: “Po ti xhaxha, ku i ke dokumentet e lopës?”

Mjafton të shikoni fytyrën e këtij personi për të kuptuar se si kjo gjobë 8000 lekë, e ka bërë varfërinë e tij edhe më të trishtë. E shteti duhet të jetë përveçse i drejtë edhe human.

13285623_10209823488843130_497048649_n 13292864_10209823488563123_1505859340_n

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :