Prej thuajse tre oresh, gjysma e Tiranes ndodhet ne terr. Nga OSHEE thuhet se e gjithe problematika ka ardhur per shkak te motit te keq. E megjithate nje justifikim i tille nuk eshte aspak bindes per tere zonat e kryeqytetit, ndersa kujtojme se sot eshte edhe Dita e Pavaresise.
Njoftimi i OSHEE
OSHEE raporton se si pasojë e stuhisë së erës, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës dhe si pasojë disa zona kanë mbetur pa energji.
Konkretisht: Fideri C6 Nst/Traktora, zona pa energji tek Tregu Elektrik, rruga “Zonja Curre”, Zona e “Ali Demit”; Fideri c4 Nst./Traktora zona pa energji tek Porcelanin i Vjetër Fideri F18 Nst./Kashar zona pa energji Unaza Re, zona pranë Yzberishtit. Grupet e OSSH Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
VIDEO NGA ERRRESIRA NE ZYBERISHT




