Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor me anë të një deklarate kërkon që të gjithë ata mjekë, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 të shpallen dëshmorë të kombit.
Në deklaratë thuhet gjithashu se duhet të bëhet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor. Kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
Deklarata i është përcjellë kryeministrit të vendit Edi Rama, opozitës dhe Presidentit Ilir Meta.





