Shumë shtrenjtë dhe pa të ardhme’/ TV publik belg: Protesta studentore del jashtë kontrollit në Shqipëri
Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, protestat studentore dolën dje jashtë kontrollit. Studentët ankohen për gjendjen e universiteteve, tarifat e regjistrimit, mbështetjen financiare dhe mundësitë për punësim pas përfundimit të studimeve. Megjithatë, protesta degjeneroi në dhunë: disa studentë hodhën blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit. Edhe sot, studentët do të dalin sërish në rrugë.
Nga Lukas Lecluyse, VRT NEWS
Protesta u zhvillua pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Disa protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt ndërtesës, pas së cilës policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji. Një grup dëmtoi rrethimin dhe portën hyrëse për të hyrë në territorin e ministrisë
Pas kësaj, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe topin e ujit. U arrestuan gjithashtu disa persona. Shifrat ndryshojnë, por sipas policisë, të paktën 23 persona u shoqëruan. Gjashtë efektivë policie dhe një gazetar mbetën gjithashtu të plagosur.
Studentët ankohen kryesisht për kushtet e mësimit në universitete, kostot e arsimit të lartë dhe perspektivat e kufizuara në tregun e punës. Disa protestues duan të shprehin gjithashtu pakënaqësinë e tyre për pabarazinë dhe qeverinë.
“Ajo që i nevojitet Shqipërisë është një revolucion, një ndryshim dhe përmbysja e plotë e sistemit. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, i tha një protestuese agjencisë Reuters. Sipas saj, në Shqipëri ekziston një pabarazi e thellë dhe një hendek i madh mes të pasurve dhe të varfërve, si dhe mes qytetit dhe fshatit.
Protesta studentore është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të quajtur “Revolucioni i Flamingove”. Kjo lëvizje lindi pas protestave kundër një projekti të turizmit luksoz në zonën e mbrojtur bregdetare të Zvërnecit, i cili lidhet me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Më 3 tetor, gjatë marshimit të 126-të protestues të kësaj lëvizjeje, pranë ministrisë u bë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe u njoftua protesta e 13 tetorit.




