Është shtyrë për më 17 nëntor ora 10 seanca për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë për shkak të mungesës së disa avokatëve.
Gazetari Fatjon Gjinaj njofton se gjykata lexoi shkresën e Erion Veliaj të nisur nga paraburgimi i Fierit
Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruar me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”
Gjykata relatoi se burgjet nuk e kanë vënë në dijeni për transferimin drejt Fierit. Gjykojmë se nuk është kompetencë e jona, sa i takon pretendimeve se transferimi është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të ndjek rrugën institucionale, nuk është objekt i këtij gjykimi. I takon organeve kompetente të verifikojnë pretendimet e tij.
Letra e Veliajt:






