Shtetet dhe institucionet evropiane që ofrojnë bursa për të rinjtë shqiptarë

bursa për të rinjtë shqiptarëParlamenti Evropian, mundësi për të rinjtë shqiptarë që të marrin pjesë në mbledhjet që do të zhvillohen në Strasburg

Përfundimi i maturës shtetërore apo i studimeve në universitet, u jep mundësi të rinjve që të vazhdojnë studimet jashtë vendit. “Parlamenti Evropian do të zhvillojë një sesion të posaçëm për të promovuar përfshirjen e të rinjve në politikë më 22-23 nëntor 2015 në Strasburg. Përmes kësaj veprimtarie do të kushtohet rëndësi dhe shpërndarjes së informacionit kushtuar “EuroMed-Scola”. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë dy të rinj nga vendet anëtare të BE dhe ato në proces kandidimi. Për këtë ftojmë të aplikojnë për të marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme. (Vërtetim nga shkolla) Mosha 16 vjeç dhe jo me shumë se 18 vjeç deri në datën e zhvillimit të veprimtarisë. (Kartë identiteti) Gjuha e punës në këtë veprimtari është ajo Frënge dhe Angleze dhe aftësia gjuhësore e nxënësve të jetë në nivelin B2. (Referencë e mësueses përkatëse ne baze te Portofolit Evropian te Gjuhëve) Preferohen aplikonte të cilët kanë marrë pjesë në programe si ai i “Debatit” apo “Model United States Albania”. (Certifikate përkatëse) Aplikimet priten deri më datë 29 qershor 2015 ora 12:00 ne MAS. Nga te gjithë aplikantët do të përzgjidhen gjashtë nxënës, të cilët do të do të kenë një bisedë në zyrat e Bashkimit Evropian në Tiranë, nga ku do të përzgjidhen dhe nxënësit 2 nxënësit që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë veprimtari”, – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Arsimit.

 

Bursa

Jo vetëm institucionet por edhe shumë shtete që kanë lidhur marrëveshjen me Shqipërinë ofrojnë bursa për studentët nga Shqipëria. “Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë, Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Republikës së Polonisë ofron të drejta studimi universitare dhe pasuniversitare në universitetet publike të Polonisë, për vitin akademik 2015-2016. Të interesuarit për këto të drejta studimi duhet të dërgojnë me postë pranë Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentet e mëposhtme: Për studime universitare: Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë; kërkesa të jetë e nënshkruar nga kandidati dhe të përmbajë adresë emaili dhe numër kontakti. Formularin e plotësuar (bashkëlidhur këtij njoftimi) me një fotografi me ngjyra. Vërtetimin e notave për tri vitet e shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës. Raportin mjekësor për aftësi studimi. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës. Dëshminë e penalitetit. 4 fotografi dokumenti. Për studime pasuniversitare: Kërkesën për studime pasuniversitare: Formularin e plotësuar (bashkëlidhur këtij njoftimi) me një fotografi me ngjyra. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë. Listën e notave. CV. Dy letra rekomandimi. Programin e studimit. Raportin mjekësor për aftësi studimi. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës. Dëshminë e penalitetit. 4 fotografi dokumenti. Aplikantët për studime universitare do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës polake, ndërsa aplikantët për studime pasuniversitare, të cilët nuk i kanë kryer studimet e tyre universitare në Poloni, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e njohjes së gjuhës polake. Shpenzimet e udhëtimit për në Poloni, si dhe shpenzimet e ushqimit dhe të akomodimit, të cilat shkojnë afërsisht 350 € në muaj, duhet të mbulohen nga vetë aplikantët. Pala polake merr përsipër tarifën e shkollimit dhe mundësinë për akomodimin dhe ushqimin me pagesë në konviktet dhe mensat e studentëve”, – thuhet në një njoftim të MAS. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është data 3 korrik 2015.

 

Vendet që ofrojnë bursa

Italia

Britania e Madhe

Polonia

Bullgaria

Norvegjia

Sllovenia

Gjermania

Franca

Sllovakia

Turqia

Emiratet e Bashkuara Arabe

Katari

 

Ambasadori/ Italia ofron punësim 3-6 muaj për disa profesione

Të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në ndërmarrje dhe kompani të ndryshme italiane. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Shqipërisë dhe Ministria e Punës dhe Politikave Sociale italiane janë angazhuar për të çuar më tej bashkëpunimin në fushën e formimit profesional të të rinjve shqiptarë, me qëllim përgatitjen e tyre me përvojën italiane dhe sjelljen më pas të kësaj përvoje në Shqipëri. Ky angazhim është shprehur dje gjatë takimit që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, pati me ambasadorin italian në vendin tonë, z. Massimo Gaiani, dhe delegacionin e Ministrisë së Punës së Italisë që e shoqëronte në këtë vizitë. Gjatë takimit u ra dakord që mes dy ministrive të bashkëpunohet më tej për të promovuar instrumentin e praktikës profesionale në Itali, kjo si një vullnet i shprehur më parë edhe në marrëveshjen që ka nënshkruar MMSR-ja me shoqatën e sipërmarrësve italianë të sektorit të lundrimit sportiv dhe porteve turistike. Më konkretisht, të rinjve shqiptarë të interesuar për t’u aftësuar me përvojë perëndimore do u jepet mundësia të përzgjidhen nga ndërmarrje në Shqipëri që të kryejnë për një periudhë 3 deri 6 mujore praktikë formuese pranë ndërmarrjeve në Itali. Në bazë të kësaj marrëveshje pala italiane, me kërkesën e ndërmarrjeve të përfshira, do të lehtësojnë identifikimin e institucioneve trajnuese në Itali dhe të ndërmarrjes pritëse për punëtorët e zgjedhur. Ndërsa pala shqiptare merr përsipër të sigurojë mbështetje dhe bashkëpunimin e nevojshëm në Shqipëri, në fazën e identifikimit të nevojave profesionale të ndërmarrjeve të përfshira dhe të aftësive teknike për zhvillimin sektorial të profileve të kërkuara në sektorin e lundrimit dhe kantiereve të barkave. Pas takimit, ministri Klosi dhe ambasadori Gaiani konfirmuan vullnetin për të bashkëpunuar në këtë drejtim edhe në një deklaratë për mediat. “Po ashtu, me ambasadorin dhe me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Punës folëm për një marrëveshje të re që do të ndërmarrim me Ministrinë e Punës, për mundësinë e punësimit profesional”, tha ministri Klosi. Gjithashtu, ai shtoi se ministria italiane nëpërmjet ambasadorit mirëpriti propozimin për të garantuar mbështetje për disa projekte konkrete që kanë të bëjnë me disa shkolla të reja në gjithë Shqipërinë dhe forcimin e sistemit të arsimit profesional shqiptar. Ndërsa, ambasadori Gaiani, në emër të palës italiane, theksoi gatishmërinë e qeverisë italiane për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve shqiptarë. “Sigurisht, një nga temat kryesore të takimit ishte edukimi apo formimi profesional i të rinjve shqiptarë të cilët dëshirojnë më tej të gjejnë punësim në Shqipëri. Dhe besoj se në të ardhmen ky bashkëpunim do të forcohet”, – u shpreh ambasadori Gaiani. Gjithashtu, në këtë takim u ra dakord edhe për zhvillimin e një vizite të ministrit Klosi në Itali, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes dy qeverive në fushën e arsimit profesional.

Share it :