Shqiptari konkurrent në “Big Brother” të SHBA

shqiptari bbJace Agolli është shqiptari i cili po bën famë në SHBA si pjesë e edicionit amerikan të spektaklit “Big Brother”. Këtë vit është edicioni i 17-të i “Big Brother” USA, një realit-show që gëzon shikueshmëri të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesë e tij këtë vit është edhe një banor shqiptar, Jace Agolli. Djaloshi me krenari e potencon prejardhjen e tij shqiptare, madje ka edhe një tatuazh të shqiponjës.

 

Fansat qortojnë Bleron

blero-1_70979Se Blero është këngëtari më i përfolur i estradës sonë s’ka dyshim. Por, edhe se i ka irrituar fansat e tij me postime vetëm për të qenë i përfolur, për të qenë personazh i diskutuar i përditshëm për media dhe që të merren të gjithë me të, edhe kjo është më se e vërtetë, nisur edhe nga komentet e shumta që shkruajnë fansat e tij, pas postimeve që Blero i bën në rrjetin e tij social, sidomos pas postimit të fundit të disa fotografive me Afrona Dikën, duke shkruar ai sipër: “Jam shumë i lumtur”.

Ja, disa nga komentet që i shkruajnë Bleros:

“Ti mezi paske pritur me u nda more Blero…”.

“Qysh s’po t’vjen marre prej çikës se… A mendon se çka do të thotë ajo për ty nesër…”.

“Ty t’bani të famshëm gruaja prej se u lidhe me të, u martove me të, por edhe prej se u ndave me të…”.

“Boll mirë ia ke ba, o Blero. Po a qohet jeta vetëm nji grue…”.

“Me këngë të vjedhura po don me mërri famë dhe me plas kishe Teutën…”.

“O Blero, na teshe me këto foto …”.

“Shko kah të shkosh si Teutën nuk gjen edhe si grue, edhe si nanë, edhe si aktore …”.

“Mos e shfrytëzo fatkeqësinë familjare …”.

“…ai na kënaqi me kangë e ju flitni çka doni”.

“…ha-ha-ha… ai kënaqet me femna e me famë e ju llomotitni çka të doni…”.

 

Genta së shpejti me projektin e ri

gentaPër këtë sezon veror, këngëtarja Genta Ismajli do të sjellë projektin më të ri muzikor dhe këtë gjë ajo e ka bërë me dije përmes një fotoje në Instagram. Genta Ismajli duket se aktualisht është e angazhuar me xhirime. Foton që ka përcjellë në Instagram është e shkëputur nga xhirimet, këngë për të cilin ajo ka lajmëruar rreth 1 muaj më parë.

 

 

 

Adelina ndan me fansat foton e parë pas aksidentit rrugor

adelinasKëngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri, që së fundmi ka qenë pjesë e një aksidenti rrugor, ka ndarë me fansat foton e parë pas aksidentit. Bukuroshja 23 vjecare ka postuar në Snapchat një foto ku duket se i është injektuar një serum dhe i ka bashkangjitur mbishkrimin “Ok jam”, shoqëruar nga një fytyrë e mërzitur. Mediat raportuan se Tahiri kishte pësuar një aksident të rëndë dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën, por ka qenë vetë këngëtarja ajo që e ka përgënjeshtruar lajmin duke i thënë të gjithë ndjekësve të saj se ishte mirë.

 

Albana Osmani dridhet në mes të plazhit

albanaAlbana Osmani vazhdon të mahnitë fansat e saj me format seksi trupore. Moderatorja e Top Channel ka kohë që sjell poza të nxehta në rrjetet sociale dhe në paraqitjet publike. Por ajo tash ka kaluar një nivel më lartë, duke sjellë edhe video të nxehta para publikut. Albana qysh me mëngjes ka postuar një video, ku shfaqet me bikini në plazh, me një birrë në dorë dhe duke dridhur vithet dhe gjoksin para kamerës, nën ritmet e muzikës popullore. “Hajdeee opaa op. Vera është këtu! Jashaaaaaa”, ka shkruar ajo nën videon e postuar.

 

Share it :