Shqipëria me Regres Raport falë Ramës’, Këlliçi: Qeverisja, pengesa kryesore për integrimin e vendit
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj qeverisë shqiptare pas publikimit të progress-raportit të BE për Shqipërinë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se Edi Rama ia doli ta bëjë Shqipërinë me Regres Raport
Sipas ligjvënësit demokrat, përmes qeverisjes së tij, kryeministri del qartazi se është pengesa kryesore e integrimit të vendit tonë.
Sigurisht Narkoshteti i parë në Europë, nuk mund të trajtohet ndryshe!’, përmbyll reagimin Belind Këlliçi.
Statusi:
Edi Rama ia doli ta bëjë Shqipërinë me Regres Raport!
Vetëm Kryeministri më i korruptuar në Europë mund ta quajë vlerësim dhe sukses raportin e BE, kur aty ngrihet shqetësimi për mbrojtjen e Belinda Ballukut dhe aferave të saj në Kuvend duke penguar drejtësinë, kur evidentohet abuzim i lartë në tenderat qeveritare, kur theksohet refuzimi i llogaridhënies, i komisioneve hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike dhe opozita, kur vihet në dukje cënimi i lirisë së medias, ku thuhet hapur se fondet e IPARD III sërish nuk do të vijnë, pasi autoritetet këtu nuk bindin se nuk do t’i vjedhin prapë.
Këto janë vetëm disa nga “vlerësimet” e Komisionit, për Edi Ramën e qeverisjen e tij, ku qartazi del se ai është pengesa kryesore e integrimit të vendit tonë.
Sigurisht Narkoshteti i parë në Europë, nuk mund të trajtohet ndryshe!




