Shqipëria krah NATO-s, shqyrton mundësitë për të marrë pjesë në operacionet anti ISIS në terren

Shqipëria po shqyrton mundësitë që të bëhet pjesë e operacioneve të koalicionit anti ISIS në terren. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë referimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po zhvillon ditën e dytë të punimeve të saj në Tiranë.   “Ne jemi në proces shqyrtimi dhe krijimi të hapësirave ligjore, për të mbështetur përpjekjet e koalicionit anti-ISIS në terren, si dhe jemi duke vlerësuar nga afër përfshirjen në operacionin detar të NATO-s në Detin Egje, për të ndihmuar në krizën e refugjatëve. Në kuadër të BE-së, prej nëntorit 2015, kemi dërguar një ekip çminimi (EOD) në Mali dhe jemi duke kontribuar me oficer shtabi në operacionin ALTHEA, në Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu, mbetet shumë e rëndësishme për t’u theksuar ndihma e Shqipërisë në projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s. Aktualisht personeli ynë po këshillon dhe ndihmon disa vende partnere, si Gjeorgjia, Ukraina etj, për të ndërtuar kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe ripërtëritëse”.   Kjo është hera e parë që forcat detare të Shqipërisë do të marrin pjesë në një operacion detar në detin Egje dhe Mesdhe, në ndihmë të forcave të NATOS për misionin e menaxhimit të krizës së refugjatëve.   “Ne jemi sot në përfundim të diskutimit për të nisur një anije në mbështetje të projektit NATO që mbështet projektin europian të menaxhimit të krizave në detin Egje e Mesdhe me një anije tonën e cila do të ketë një rrotacion të caktuar. Jemi krenarë për këtë. Është hera e parë që forcat detare të FA shqiptare do të mund të marrin pjesë në një mision detar. kërkon trajnim dhe shpenzime por ne ia kemi arritur që ushtria jonë të jetë aty në suport të kolegëve tanë.”   Ministrja Kodheli ka bërë të ditur gjithashtu se në Tiranë do të ngrihet një qendër ekselence e NATO-s, kundër fenomenit të luftëtarëve të huaj, të cilët “ushqejnë” organizatat terroriste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :