Shqipëria ka nevoje për qeveri të re!!! Çfarë paralajmëron Bardhi??? Për të hapur negociatat…

Partia Demokratike ka përshëndetur rezolutat e Parlamentit Europian, që mbështet Shqipërinë dhe Maqedonin në procesin e hapjes së negociatave.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se ‘ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj’.

Reagimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!

Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian!

Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.

Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të  dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

Share it :