Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në një mobileri në Kodër Rrashbull në Durrës. Mësohet se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në fasadën e dyqanit pas mesnate.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.




