Shkullaku: Sistemi TIMS u vodh për të fshirë se me kë ka udhëtuar Rama me avionin e tij privat

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TYV për të diskutuar mbi arrestimin e një zyrtari të lartë të shtetit i cili ndërhyri dhe vodhi të dhanë e sistemit TIMS ishte analisti Armand Shkullaku.

Shkullaku është shprehur se shteti ka rënë pasi ky skandal me rrjedhjen e të dhënave është shumë i rëndë dhe nuk ndodh nëasnjë vend demokrati

“Për këtë rast kolegët kanë bërë një mpunë shumë të madhe duke e zbardhur të plotë këtë skandal. Skandaloze është sepse ky është rasti i dytë që vidhen të dhënat personale të shtetasve shqiptar ku në rastin e par ishte skandali me patronazhistët.

Këtu shteti ja ka dorëzuar të celsat partisë socialiste dhe ajo bën çfarë të dojë me të dhënat personale të shqiptarëve. Këtu ka rënë shteti, me polici, ministri dhe kryeministri nuk kanë më asnjë funksion. Këtu shkon një person privat që vjen nga rruga dhe merr të dhënat dhe nuk dihet se ku shkojnë. Një vajzë shkon në bashki merr kodet e komisionit të prokurimit  dhe ja jep një privati, futu ti elimino kriteret dhe shpall veten fituese.

Sot kemi një shtet që është kthyer në mafie duke marrë të dhënat vetë, lekët vetë dhe thonë që kështu duam ta bëjmë ne.

Këto të dhëna janë marrë në radhë të parë për të kontrolluar nëse një nga eksponentët e lartë të rilindjes është e regjistruar në afera dhe skandale ose nëse Rama ka udhëtuar me Ramën dhe avionin e tij privat. Ndërsa tjetra është dhe si shantazh për njerëzit që nuk veprojnë sido Rama.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.