Shkrihen 15 bashki/ Begaj noterizon “reformën” territoriale
Presidenti Bajram Begaj, i kthyer prej kohësh në noter të kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar ligjin e njëanshëm të votuar nga mazhoranca socialiste, për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri.
Me ndryshimet e miratuara sipas interesave politike të Edi Ramës, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.
Harta e re territoriale pritet të zbatohet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku qytetarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat e bashkive sipas ndarjes së re.
Dekreti
“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, ‘Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë’.”
Me hyrjen në zbatim të hartës së re, Shqipëria do të ketë 15 bashki më pak se në ndarjen aktuale administrativo-territoriale.
Image




