Nga Petrit Vasili.
Shkatërrimi i qëllimshëm i bujqësisë nga Rama dhe “rilindja” – faj dhe përgjegjësi shumë e rëndë!
Shkatërrimi i qëllimshëm i bujqësisë nga Edi Rama dhe “rilindja” -faj dhe përgjegjësi shumë e rëndë shtetërore për sot dhe për të ardhmen.
Dëmi që i është bërë struktures ekonomike si dhe asaj demografike përmes shkatërrimit të bujqësisë nga Rama dhe “rilindja” është i pallogaritshëm.
Propaganda mashtruese e qeverisë rrëzohet sepse faktet flasin qartë dhe e vetmja “arritje” e Ramës dhe qeverise eshte vjedhja e fondeve europiane te IPARD.
Të dhënat zyrtare të INSTAT referuan se sektori i bujqësisë shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta e sektorit që nga viti 1997.
Tendenca rënëse e ritmeve të rritjes në këtë sektor filloi që nga viti 2013.
Në 10 vitet e fundit, sektori i bujqësisë është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.
Nga viti 2000 deri në 2010, sektori bujqësor është rritur mesatarisht 3.7% në vit.
Në vitin 2022 numri i krerëve në blegtori shënoi rënie vjetore me rreth 13%, ndërsa gjatë dekadës krerët u përgjysmuan.
Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke rikthyer edhe një herë nivelin 20%, situata u përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 60% më i lartë se në BE dhe rajon.
Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste. Ndërsa në Serbi, pas grevës së blegtorëve, vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër, blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.
Aktualisht rreth 70% e produkteve bujqësore në tezga dhe supermarkete vijnë nga importi, duke konkurruar në çmime edhe ato pak fermerë vendas që tentojnë të prodhojnë për treg.
Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë mori 9% më pak financime se plani i 2023.
Fondet totale për Ministrinë e Bujqësisë do të jenë 14,1 miliardë lekë më 2024, nga 15,6 miliardë lekë më 2023.(Te dhenat nga Monitor.)




