Shikimi

Platoni (shek. V-IV p.e.r)Platoni (shek. V-IV p.e.r)

Simpozium, 211 e

E çfarë duhet të mendojmë ne, atëherë-tha ai-

në rast se ndokujt do t’i qëllonte të shihte të

bukurën në vetvete absolute, të kulluar, të

papërzier, të papërlyer asfare nga mishi

njerëzor, nga ngjyrat dhe të tjera vogëlima, por

të mund të sodiste si një trajtë të vetme vetë

Bukurinë hyjnore? Apo mos ndoshta ti je i

mendimit- tha më tej- se do të ishte një jetë

më pak vlerë ajo e një njeriu që do të shihte atje

tej dhe do të sodiste atë Bukuri tok me gjithçka

tjetër, me të cilën ajo duhet soditur, dhe të

mbetej i bashkuar me të? A nuk të duket

përkundrazi- shtoi ai, – se këtu duke vështruar

bukurinë vetëm me ato veti me të cilat ajo

është dukshme, ai do të përftojë jo më pamje

të kulluara të virtytit, përderisa nuk i qaset një

pamjeje të kulluar të së bukurës, por do të

përftojë virtyte të vërteta, përderisa i qaset

Bukurisë së vërtetë? Dhe nuk mendon se duke

përftuar dhe rritur virtytin e vërtetë, ai do të

bëhet i shtrenjtë për perënditë dhe do të jetë

edhe ai një qenie e pavdekshme, gjithnjë në

rast se ka ekzistuar ndonjëherë një njeri i tillë?

Këto gjëra, o Fedër e ju të tjerët, më tha

Diotimi, dhe fjalët e tij më bindën. Dhe si

u binda për vete, u përpoqa të bind edhe të

tjerët se për t’ia arritur kësaj, nuk mund të

ketë për natyrën e njeriut një ndihmës më të

mirë se perëndia e Dashurisë.

 

Share it :