“Sherrnaja e PD edhd në bazë”/ Tabaku: Kam kërkuar një ofertë të përbashkët politike

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, por edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe nëse  do të jetë ajo kandidatja e opozitës së bashkuar.

 

Tabaku u shpreh se ka kërkuar bashkimin e PD dhe një ofertë të përbashkët politike, gjë që sipas saj kërkohet edhe nga shumica e qytetarëve që ndajnë këto shqetësime.

“Kam kërkuar me ngulm bashkimin e PD dhe krijimin e një oferte të përbashkët dhe sot kemi arritur në një pikë ku shqiptarët kërkojnë bashkimin e PD dhe një ofertë politike. Sot jemi me një grup me 47 deputetë që janë bashkuar. Kjo nuk e ka bashkuar partinë, pasi duhet të kalojë në bazë, te njerëzit. Ata i dëgjojnë politikanët dhe sherrnaja ka lëvizur edhe poshtë. Ka nevojë që të lëvizim dhe të mos mendojmë për cicmicet dhe thumbat dhe t’i japim njerëzve një ofertë”, tha ajo.

 

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :