Gazetarët Klodiana Lala, Elton Qyno dhe Arian Curri janë përplasur me njëri-tjetrin për vrasjen e Endri Mustafës. Të ftuar në “Open”, të tre po diskutonin në lidhje me këtë vrasje dhe pretendonin versione të ndryshme në lidhje me krimin.
Lala tha me bindje se kjo ishte një vrasje tipike mafioze.
“Është vrasje tipike mafioze edhe për faktin se është qëlluar me plumb në kokë, në gojë dhe të tjerë e kanë kapur në trup. Pra ekzekutorët nuk donin ta linin të gjallë. Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, por nuk dha asnjë detaj që e lidh me këtë ngjarje dhe pse e them këtë, jo për ta mbrojtur por për ta thënë se në ngjarje të mëparshme është shpallur në kërkim dhe më pas akuza ndaj tij u shfry dhe doli në lirim,”- tha Lala.
Pas fjalisë së gazetares, Curri dhe Qyno të dy kërkuan që ajo t’i linte të flsinin.
“Cili është emri i organizatës?”- tha Curri, ndërsa Lala tha se ai s’kishte pse të ulte nivelin e bisedës.
“Mos e ul nivelin e bisedës të lutem,”- tha Lala.
“Jo të pyet hetuesia, si e ka emrin organizata MAFIOZE, si e ka emrin?”- tha Curri.
“Po të lutem tani se s’e kam detyrim të të jap përgjigje,”- tha Lala.
“Po të bën një pyetje konkrete, do përgjigje…ose lëri dhe të tjerët të flasin,”- tha Qyno.
“Unë flas mbi fakte,”- shtoi Curri.




