Sherr në ambientet e bashkisë, kunati godet me thikë 30-vjeçari

Fillimisht, i plagosuri u dërgua në spitalin e Brindisit dhe më pas u transferua në Fazzi di Lecce. Policia u vu menjëherë në lëvizje duke arrestuar autorin e sulmit.

Në qendrën e ndihmës sociale të Bashkisë Francavilla Fontana, një 40-vjeçar ka qëlluar me thikë në bark kunatin e tij me origjinë shqiptare.

Duke iu referuar raportimeve të mediave italiane, bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Share it :