Sherefedin Shehu, kandidat për Bashkinë e Dibrës

Partia Demokratike ka vendosur se cili do të jetë kandidati i saj për Bashkinë e Dibrës. Burime brenda Partisë Demokratike i thanë lapsi.al se e djathta do të kandidojë në këtë bashki deputetin Sherefedin Shehu. Vendimi është marrë në një mbledhje që kryetari i PD-së Basha ka pasur me anëtarë të kryesisë së partisë. Deputeti Sherefedin Shehu ka mbajtur më herët postin e zv/ministrit të Financave gjatë qeverisë Berisha.

 

Në kampin socialist gjërat janë pak më të komplikuara pasi kryeministri Rama është ende i pavendosur për kandidatin që do të pasojë Shukri Xhelilin. Burime nga e majta thonë se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet po kërkon me ngulm këtë bashki. Aktualisht ajo qeveriset nga nënkryetari i bashkisë Et’hem Fida që i përket partisë së Shpëtim Idrizit.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në datën 11 shtator pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :