SHBA publikoi rregullin e ri kundër korrupsionit, reagon Yuri Kim: Çojmë përpara luftën kundër atyre që gërryejnë demokracinë

Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet L. Yellen shpalli një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.

Lidhur me këtë rregull të ri, ka ardhur një reagim edhe nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila thekson se do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin në SHBA dhe në botë.

“Ky rregull do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit – si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

 

 

Share it :