SHBA/ Ligjvënësit vijojnë shkarkimin e prokurorëve të Sorosit

Ligjvënësit e shtetit të Pensilvanisë në SHBA kanë votuar për të shkarkuar prokurorin e rajonit, Larry Krasner. Vendimi vjen pasi shteti i Pensilvanisë është përfshirë nga një valë historike vrasjesh dhe krimesh.

Sipas gazetës Free Beacon, prokurori është mbështetur nga miliarderi majtist, George Soros.

Për muaj të tërë, mazhoranca republikane bëri përpjekje për të shkarkuar prokurorin e Soros, të cilin e akuzon se ka dështuar që të hetojë krimnelët e dhunshëm, se ka fshehur faktet dhe provat dhe se ka dhunuar të drejtat e viktimave.

Krasner është i fundit në listën e prokurorëve të Sorosit që përballet me shkarkimin.

Më herët ishte votuar për të shkarkuar prokurorin e Los Anxhelosit, George Gascon, që mori 4.7 milionë dollarë nga megadonatori Soros.

Ndërkohë më vonë u votua për shkarkimin e prokurorit radikal të San Françiskos, Chesa Boudin.

Sipas medieve amerikane, prokurori Krasner ka marrë 1.7 milionë dollarë nga Soros. Tani i takon Senatit që të vendosë për shkarkimin e tij përfundimtar.

Share it :