SHBA/ Demokratët kërkojnë largimin e Netanyahu-t, Republikanët: Hipokrizi, është zgjedhur me votë

Chuck Schumer, bëri thirrje për zgjedhje të reja në Izrael, duke kërkuar largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

 

Gjatë një fjalimi, Schumer, që vetë është hebre, tha se zoti Netanyahu e ka humbur rrugën dhe mendon vetëm për mbijetesën e tij politike.

Reagimi i tij vjen në kohën kur të paktën 30 mijë palestinezë thuhet se janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

“Si një demokraci, Izraeli ka të drejtën të zgjedhë liderët e tij, por gjëja më e rëndësishme është që izraelitëve t’u jepet një zgjedhje.

Duhet të ketë një debat të ri për të ardhmen e vendit,” tha ai.

 

Por reagimi i tij u prit ashpër nga drejtuesi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell.

 

Ai tha se fjalimi i Schumer ishte grotesk dhe i paprecedent.

 

McConnell tha se është ‘hipokrizi që amerikanë të ndërhyjnë në një demokraci dhe të bëjnë thirrje për largimin e një lideri të zgjedhur një mënyrë demokratike në Izrael’.

 

Edhe ambasadori i Izraelit në Uashington, Michael Herzog sulmoi komentet duke thënë se janë të padobishme dhe kundërproduktive.

 

Sipas tij, nuk mund të komentohet skena e brendshme politike e një aleati demokratik.

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :