“Rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore është spekulative”, kështu deklaroi në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, eksperti i ekonomisë, Dritan Shano.
Ai tha se efektet e luftës në Ukrainë nuk duhet të ndihen në këto momente në Shqipëri, prandaj rritja është spekulative.
Shano shtoi se çmimet në treg do të vijojnë të mbeten spekulative edhe për shkak të Bordit të ngritur nga kryeminsitri Rama, pasi nuk reflekton çmimet në bursë.
Sipas tij Shqipëria është një vend që ekspozohet menjëherë kur bëhet fjalë për rritjen e çmimeve në botë, por kjo do të ndodhë pas disa javësh.
“Do rriten akoma dhe më shumë çmimet. Sanksionet e vëna mbi Rusinë, më shumë se te Rusia do të ndihen tek vendet europiane. Shqipëria është e ekspozuar, niveli i importeve tona an ekspozon ndaj çdo shiu që bie në Europë“, u shpreh Shano




