Mediat serbe sot kanë raportuar që ndeshja mund të anulohet për shkak të sigurisë. Por gjithccka ka qene shume e qete. Deri pak orësh ata shkruanin se lojtarët e kombëtares serbe nuk mund të dilnin nga stadiumi, ndërkohë që sot ka ndodhur e kundërta. Trajneri serb bashkë me futbollistët e kësaj kombëtareje janë parë duke shëtitur në këmbë para “Hotel Sheraton”. Nën masa të rrepta sigurie dhe me helikopterin që fluturonte përmbi hotel, serbët dukeshin të qetë dhe pa frikë në shëtitjen e tyre.
Tifoze serbe te pranishem ne “Elbasan Arena”
Mediat serbe kanë publikuar një foto ku pretendohet se tre persona, pjesë e grupit të “Grobari-Varrmihësit” të skuadrës së Partizanit të Beogradit ndodhen në Elbasan. Në foto, personat shihen me tre gisha lart, një simbol serb ky, dhe përpara kanë banderolën e tyre. Fytyrat janë mbuluar nga vetë mediat e Serbisë, gjithsesi mbetet e paqartë nëse kjo foto është realizuar sot, në një kohë kur stadiumi që prej ditës së djeshme ndodhen nën masa të rrepta sigurie.





