Trajneri i Portugalisë Fernando Santos garanton se skuadra e tij do të kërkojë fitoren ndaj Danimarkës, për të siguruar kualifikimin në Francë 2016. 60-vjecari siguroi se futbollistët e tij do të japin maksimumin për të lumturuar të gjithë tifozët portugezë, sidomos ata që do të kenë në stadiumin e Bragës. “Objektivi i Portugalisë ka qenë mbyllja e eliminatoreve në vendin e parë. Më jep një ndjesi të vecantë fakti që kam rastin ta kualifikoj kombëtaren time në një kompeticion madhor. Synimi ynë është ta fitojmë ndeshjen, duke luajtur ashtu si dimë, me një futboll të bukur dhe ofensiv. Duhet ta tregojmë në fushën e blertë se e meritojmë të fitojmë”. Santos u përgjigj me ironi kur u pyet për pozicionin që Cristiano Ronaldo duhet të ketë në fushë. “Pozicioni më i mirë për Ronaldon është ai që i jep mundësi të shënojë. Ne do të luajmë me sulmues, që nuk do të kenë një pozicion fiks. Pra njëri do të jetë si pykë, ndërsa dy sulmuesit e tjerë do të jenë anësorë klasikë”.




