Samiti i radhës mes BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë, Presidenti i KE zbulon datën: Rajoni prioritet kyç për Brukselim

Samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

 

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter, teksa shprehet se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian, dhe se unioni e vendet e rajonit kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin. Në 23 qershor të këtij viti u mbajt samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku 27 liderë të vendeve të unionit u mblodhën në Bruksel”, shkruan ai.

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :