Reagim nga kabina telefonike e burgut e ERVIN SALIANJIT
Fatmir Xhafaj dështoi që nëpërmjet mashtrimit të mbronte vendimin e Gjykatës që e ka shkruar vetë!
Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proçes bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!
Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!
Xhafaj përlotet për gabimin “e vogël” të vëllait 22-vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja çdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre, denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandat kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!
Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me keto makinacione e ka zyrën në po të njetin vend tek ish Komiteti Qëndror!
Kështu:
1. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!
Fakti:Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!
Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai.
Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.
Të gjitha të dhëna në dosje.
2. F.Xhafaj tha: Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!
Fakti: Prokurorua ka kërkuar 6 muaj konvertuar në shërbim prove.
3. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!
Fakti:Ervin Salianji, investigimin e ka marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetiguesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitari i vetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitari i rremë Alizoti i cili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policise që të luaj rolin e Geronit!
Ndërkohë ky personazh është kontigjent i policisë dhe nuk ka një komunikim timin me Alizotin!
Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.
4. F.Xhafaj tha: Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!
Fakti:Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilat i ka prokuroria, qartazi nga ora 12:48 – personat Albert Veliu (babalja) Agron (Geron ) Xhafaj dhe gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, lokali Geron Xhafaj në Vlorë.
5. F.Xhafaj tha: Komunikimin e ka kryer Salianji!
Fakti: Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kërkuan mbrojtjen për shkak të investigimit të fortë!
Dokumenti:
6. F.Xhafaj tha: Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!
Fakti: Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në çdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.
Fakti thënë para drejtësisë.
7. F.Xhafaj tha: Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë që e kanë sajuar!
Fakti:Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policisë, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu i thotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?
8. F.Xhafaj tha: Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.
Fakti:Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajten në Shqipëri që të hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policisë, me trafikantet etj.
9. F.Xhafaj tha: Geroni, vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.
Fakti:Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetimi i ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.
Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.
Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik eshte i qartë, të denohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpetonin nga dënimi me burg për trafik droge në bashkëpunim!
10. F.Xhafaj: përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.
Fakti: Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi për trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!
11. Xhafaj tha nuk është dorezuar paisja origjinale!
Fakt. Paisja origjinale është dorëzuar tek krimet e rënda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si provë! Pavaresisht kësaj akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vërtetuar që zëri i Agron Xhafajt është i njëjte/i ngjashëm me zërin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!




