Salianji: Mjaftonin faktet e ‘Rai3’ që kjo qeveri të japë dorëheqjen!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka theksuar se ‘mjaftonin faktet që ka nxjerrë tani Rai3 që kjo qeveri në çdo vend normal të japi dorëheqjen’.

Duke iu referuar sulmit të ministrave të Ramës ndaj mediave Rai dhe BILD, Salianji u shpreh se kjo është qesharake të thuash se ‘po ra Rama ra Meloni’.

Mjaftonin faktet që ka nxjerrë tani Rai3 që kjo qeveri në çdo vend normal të japi dorëheqjen. Në këto kushte ajo që konfirmohet prap është që këtu kemi një autokraci dhe duhen bërë llogaritë me autokracinë dhe sa vjen e sa vjen zullumi po trashet.

Nuk ka njeri që të thuash se po godasin këtë se po ra Rama ra Meloni. Ore Edi Rama e përdor Shqipërinë si pronë të vetën për të krijuar kontakt me Melonin, me cilindo në këtë vend”, tha Salianji per Syri tv.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :