Nga: Artan Fuga
—————————————
Si thotë ai raporti?
Shqipëria 47 përqind demokraci … iiiiii
Këtu marrin pjesë në zgjedhje pa kandidat alternativ vetëm 10 përqind e zgjedhësve, raporti na nxjerr 47 përqin!
Pse mos e masim me kg. !
Demokracisë në Shqipëri i peshojnë 3 qillo e gjysmë, ose pesë qillo!
Ose me metra! Demokracia shqiptare 0, 25 metro! A je në metro mo ? Kaaaaaq?
Ose me koqe kandari!
Demokracia në Shqipëri 6 koqe kandari!
Sa do të dilte po të matej me hejbe: Vari hejbet!
Pa le po të shkëmbej me tranguj, presh: Demokracia këtë vit ka rënë me një trongëll e gjys!
Ore vërtet kështu kuantifikohen proceset politike mo?
Mua më duket sikur flasin katnarët ke tregu i gjësë së gjallë në Momël!
Cfarë na masin mo pa na pyet neve qytetarëve!
Kush na peshon ?
Edhe thonë pastaj jo covidi jo princvidi!




